Moti i keq/ Bie rrufeja në “Bjeshkët e Grevës”, plagosen 6 turistë

Jul 26, 2016 | 20:12
SHPËRNDAJE

Policia e Dibrës iu ka ardhur në ndihmë një grupi turistësh të huaj dhe shqiptarë të cilët janë dëmtuar lehtë, por pa rrezik për jetën nga rrufeja.

Mësohet se turistët, (3 të huaj e 3 vendas) ndodheshin për piknik në “Bjeshkët e Grevës” sipër fshatit Ilnic të Dibrës.

Bjeshkët e Grevës

Rreth orës 15.00 disa turistë janë përballur me motin e keq me shi, stuhi e rrufe dhe për t’ju shmangur stuhisë u futën në një vend të mbrojtur nga shiu.

Por disa metra më tej ka rënë një rrufe e për pasojë janë lënduar lehtë të gjashtë.

Policia lokale ka shkuar menjëherë në ndihmë të turistëve duke i transportuar në spitalin e Dibrës.

Turistët kanë marrë ndihmën e parë mjekësore dhe nuk kanë shfaqur probleme serioze për shëndetin, por për shkak të tronditjes personeli mjeksor do t’i trajtojë me ndihmë edhe për 24 orët në vijim, thuhet në komunikatën zyrtare të policisë.

Policia e Dibrës ka kryer të gjitha veprimet proceduriale dhe materialet në lidhje me këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë për “Ngjarje aksidentale”.

Moti i keq ka tre ditë që ka përfshirë vendin me stuhi, rrufe dhe shira.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura