Moti i keq/ ARRSH: Ja rrugët që kalohen vetëm me zinxhirë

Jan 10, 2019 | 9:54
SHPËRNDAJE

Autoriteti Rrugor Shqiptar jep informacion lidhur me gjendjen e akseve rrugëve kryesore në vend. Sipas ARRSH-së, disa rrugë kalohen vetëm me zinxhirë për shkak të reshjeve të dëborës.

49771497_673786386349307_1081908665658638336_n

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Gjatë natës ka pasur reshje bore me intensitet të lartë në Qarkun e Korçës. Që në orët e para të mëngjesit është punuar dhe vazhdon të punohet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës, por qarkullimi kryhet me zinxhir në akset e mëposhtëm:

– Në rrugët e Dardhës, Voskopojës, Dogana Gorricë etj.
– Volare-Erind-Çajup

Pa zinxhir qarkullohet ne akset e tjera te këtij rajoni si:
– Dukat-Llogara, Muzinë-Syri i Kaltër.
-Tepelenë-Dorez-Qafë Dushk-Sevaster-Kalivac.
– Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë.
– Segmenti fundor i rrugës Berat-Gllavë
Aksi kryesor Qafë Thanë – Pogradec-Korçë-Kapshticë qarkullohet pa zinxhir.
– Në Qarkun e Fierit qarkullimi rekomandohet me kujdes për shkak të lagështirës në rrugë.

Në Rajonin Verior Shkodër: Gjatë natës ka pasur reshje bore me intensitet të lartë. Trashësia mesatarisht 50 cm. Akset janë pastruar dhe kriposur. Për shkak të vazhdimit të reshjeve dhe temperaturave të ulëta, akset qarkullohen me zinxhir.
Kontraktorët kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës në segmentet rrugore të mëposhtëme:

Të gjitha akset e meposhtem rekomandohen të qarkullohen me zinxhir.
-Rruga Koplik-Bogë, Dedaj-Razëm
– Qafë Mali-Fierzë
– Qafë Lac -Koman
-Ura Matit-Rrëshen, Shpal-Ura e Repsit
– Ura Kukës-Krumë dhe Plepa – Kam
– Akset rrugore të Peshkopisë trashësia e dëborës rreth 60 cm
– Bajram Curri – Tropojë – Bucaj trashësia e dëborës rreth 70 cm
– Në akset Peshkopi – Qafë Draje, Peshkopi-Ushtelence, Trebisht-Doganë
– Ura Cerenecit-Steblevë dhe Trebisht-Doganë

Në Rajonin Qendror Tiranë: Gjatë natës temperaturat kanë qenë të ulëta dhe ka pasur reshje bore. Është punuar nga kontraktorët për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.

Të gjitha akset e mëposhtme qarkullohen me zinxhir.
– Akset Dajtit
– Kruje – Sarisalltik
– Lunik – Stebleve
Ne akset e tjera të këtij rajoni qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhir.

Në orët e para të mëngjesit, për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.

Gjithashtu gjatë lëvizjes duhet të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore. /Panorama/

49771497_673786386349307_1081908665658638336_n 49726513_673786336349312_6411328429857177600_n 49701140_673786296349316_6871843658082025472_n 49213121_673786253015987_6885482408334852096_n 49612731_673786306349315_9155651354763460608_n 49647101_673786213015991_8481816297926033408_n 49899237_673786099682669_8801119555578494976_n 49716236_673786079682671_5604980506518093824_n 50265757_673786089682670_7262659615861506048_n 49759242_673786186349327_6796017178702249984_n 49279891_673786033016009_282994033628807168_n 49682630_673786023016010_2187259692315574272_n 49026003_673786013016011_2346081376693911552_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura