Moti ekstrem godet Shqipërinë, Agjencia e Mbrojtjes Civile paralajmëron qytetarët: Temperaturat do të zbresin në -18 gradë, ja dita më e ftohtë

Jan 20, 2022 | 20:26
SHPËRNDAJE

Agjencia Kombëtare e Mbrotjes Civile ka paralajmëruar qytetarët për ulje drastike të temperaturave deri në -18 gradë celcius, në zona si Bulqiza apo Puka, ndërsa termometri në Tiranë pritet të zbresë deri në -8 gradë Celsius.

pogradec-debore-dimer-akull (18)

Agjencia e Mbrojtjes Civile bën me dije se dita më e ftohtë do të jetë e hëna, ndërkohë që u bën thirrje qytetarëve të ndjekin të gjitha këshillat e shtabeve të emergjencave në bashkitë e vendbanimit tuaj.

Njoftimi i plotë:

Siç raportojnë edhe meteorologët, pritet që ditët në vazhdim temperaturat në Shqipëri të zbresin deri në -18 gradë Celsius në zona si Bulqiza apo Puka, ndërsa termometri në Tiranë pritet të zbresë deri në -8 gradë Celsius, afër zeros edhe në zonat bregdetare si Durrësi, ndërsa në Vlorë priten temperature deri në -1 gradë Celsius.

Kulmi i temperaturave të ulta pritet të jetë dita e hënë.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile është në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha njësitë vendore.

Për të shmangur situata të rënda, ndiqni të gjitha këshillat e shtabeve të emergjencave në bashkitë e vendbanimit tuaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura