“Moti do të jetë i kthjellët, por…”- Ja çfarë kanë parashikuar sinoptikanët për ditët në vijim

Jul 14, 2020 | 21:06
SHPËRNDAJE

Për dy ditët që pasojnë, e mërkura dhe e enjtja pritet që të jenë me mot kryesisht të kthjellët  përgjatë vijës bregdetare më së shumti, por pritet të ketë edhe alternime vranësirash.

motiii

Shërbimi Meterologjik Ushtarak njofton se vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe lokale me intensitet të ulët.

Ndërsa përgjatë relieveve kodrinore-malore në orët e mesditës deri ato të pasdites pritet që reshjet lokalisht të jenë në formën e shtrëngatave.

“Për dy ditët në vijim mbi vendin tonë pritet një përkeqësim i lehtë i kushteve atmosferike. Moti do të jetë kryesisht i kthjellët (sidomos përgjatë vijës bregdetare) por përgjatë ditës do të ketë edhe alternime vranësirash.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe lokale me intensitet të ulët. Por, pëgjatë relieveve kodrinore-malore në orët e mesditës deri ato të pasdites reshjet lokalisht në formën e shtrëngatave.

Ditën e Mërkurë reshjet pritet të jenë më tepër të përqëndruara në zonën e jugut dhe relievet malore në lindje, ndërsa ditën e Enjte preket një pjesë e madhe e territorit por sic u tha dhe më lartë më tepër zonat kodrinore-malore”, njofton SHMU.

moti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura