Mostra i Çetinjës mendoi se fqinjët i bënin magji! Ditën e masakrës do bënte ekzaminim në psikiatri, vendosi kamera sigurie sepse…

Aug 13, 2022 | 15:37
SHPËRNDAJE

Vuk Boriloviç duhet t’i nënshtrohej një ekzamimini në psikiatri ditën që i mori jetën 10 personave, përfshirë 2 fëmijëve të mitur.

mali i zi cetinje vrasje3

Mediat vendase, raportojnë se ai do të shkonte në Spitalin Psikiatrik në Dobrotë për shkak të problemeve mendore që kishte shfaqur së fundmi.

Sipas banorëve kohët e fundit kishte filluar të sillej në mënyrë të çuditshme dhe kishte shfaqur shenja të sjelljes paranojake.

34-vjeçari kishte dërguar bashkëshorten dhe tre fëmijët e tij në Herceg Novi. Banorët thonë se ai ishte bërë antisocial dhe mendoi se fqinjët e përndiqnin, po i bënin magji dhe po e vidhnin, ndaj kishte vendosur edhe kamera sigurie.

Boriloviç vetëm 15 ditë më parë kishte hyrë në shtëpinë e fqinjëve të tij dhe ua theu sendet në banesë.

Viktimat e para të krimit ishin dy djem të mitur, 8 dhe 11 vjeç. Ai ka hyrë në banesën e familjes së Millosh Martinoviç duke i qëlluar për vdekje fëmijët e mitur, të cilët tentuan më kot të fshiheshin pas derës së dhomës, dhe më pas bashkëshorten e tij, Natasha.

familja mali i zi viktima vrasje

Më pas, 34-vjeçari telefonoi Martinoviç për t’i treguar se i kishte masakruar familjen.

Ai hyri në banesën e fqinjëve të tjerë ku vrau edhe dy persona. Mes viktimave të masakrës ishte edhe daja i sulmuesit, i cili kur dëgjoi për ngjarjen, u nis për ta penguar 34-vjeçarin por i riu e vrau me plumb në gjoks.

Kumbari i familjes Martinoviç, Mitari Mitroviç u telefonua nga Millosh i cili i kërkoi të shihte se çfarë po ndodhte me familjen e tij. Por autori e vrau në rrugë dhe më pas hyri edhe në tre shtëpi të tjera ku vrau banorët që gjeti.

Përveç Martinoviç dhe Mitroviç, në shënjestër të Boriloviç ishin edhe fqinjët Drecun, Zvicer dhe Radunoviç.

Njëri nga fqinjët që doli për të parë se çfarë po ndodhte, për fat të mirë nuk u dëmtua edhe pse ishte në trotuar, sepse arma ngeci, gjë që i dha kohë të ikte dhe të fshihej.

Boriloviç qëlloi mbi këdo që donte ta pengonte, përfshirë policinë, duke plagosur një efektiv.

mali i zi cetinje vrasje1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura