Mosnisja e negociatave, Basha: Rama përgjegjës, nuk shkarkon 4 ministra

Nov 10, 2015 | 18:20
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bëri përgjegjës kryeministrin Edi Rama për mosçeljen e negociatave ndaj Shqipërisë nga Bashkimi Europian.

Pas takimit që pati me ambasadoren e BE-së në Shqipëri, Romama Vlahutin, Basha tha se Rama refuzon të shkarkojë katër ministra të korruptuar (Beqajn, Ahmetajn, Gjiknurin dhe Tahirin).

Lulzidm Basha ne prononcimin per mediat pas takimit qe pati me Vlahutin
Lulzidm Basha ne prononcimin per mediat pas takimit qe pati me Vlahutin

“Përgjegjësia për moshapjen e negociatave është e një kryeministri të korruptuar që sot refuzon të largojë ministrin e drejtësisë, Damian Gjiknurin, Arben Ahmetajn, ku vetëm këmba poshtë derës tregon për 10 milion lekë në ditë për tenderin e landfillit të Elbasanit…”,-deklaroi Basha.

Kreu i PD-së bëri përgjegjës kryeministrin Rama për mosgjetjen e konsensusit për procesin e dekriminalizimit.

“Përgjegjësia për moshapjen e negociatave është e njeriut e cili edhe sot e kësaj dite zvarrit konsensusin për ligjin për dekriminalizimin duke u bërë mburojë e njerëzve që vetë emëroi në parlament, individë më rekorde krimilane, vrasës, të cilët sot i mbron duke moszbatuar marrëveshjen e firmosur një vit më parë me ndërmjetësimin e BE”,-tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura