‘Moskandidimi i Kosovës në UNESCO, sukses diplomatik i Serbisë!’

Oct 6, 2017 | 11:27
SHPËRNDAJE

Ambasadori serb në UNESCO, Darko Tanaskoviq, ka thënë se tërheqja e Prishtinës nga kandidatura për anëtarësim në këtë organizatë nuk është e papritur dhe se një sukses diplomatik i Serbisë.

unesco

Formulimi i arsyetimit nga ana e Kosovës ishte t’i nxjerrë në pah publikut arsyet që vendi është marr me vetëdije, ka thënë Tanasoviq, transmeton lajmi.net.

“Është e vërtetë se vendimi është bërë në bazë të një vlerësimi pragmatik, por pragmatizmi është i lidhur me faktin se ne nuk do të marrim votat e mjaftueshme”, tha ai për mos kandidimin e Kosovës në këtë organizatë me arsyetimin e Kosovës se “mos kandidimit për anëtarësim në UNESCO dhe Interpol është çështje pragmatike dhe bazohet në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të Quintit”, për Novosti.

Sipas ambasadorit serb, ndër tjera ka thënë se ky është një dështim i radhës për Kosovën dhe kjo falë suksesit diplomatik dhe lotimit të Serbisë për mosanëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura