Moska, e gatshme të nisë vaksinimin masiv kundër COVID-19

Nov 26, 2020 | 20:11
SHPËRNDAJE

Moska është e gatshme të nisë vaksinimin masiv kundër COVID-19 dhe aktualisht po pret të marrë sasi të mëdha të vaksinës, tha kryetari i kryeqytetit rus, Sergei Sobyanin.

 koronavirus

Kryebashkiaku tha se nuk kishte në plan të karantinonte qytetin, megjithëse Rusia ka shënuar një rritje të shpejtë të rasteve të reja dhe vdekjeve në javët e fundit.

Rusia pretendon se vaksina ruse Sputnik-V është 92% efektive kundër koronavirusit të ri dhe pikërisht këtë ka vendosur të aplikojë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura