Mosha thjesht numër për Ibrën, goli i 400-të shpërblehet me… kombëtaren

Nov 2, 2021 | 19:00
SHPËRNDAJE

Edhe pse në tetor mbushi 40-vjeç, Zlatan Ibrahimoviç është kryefjala e momentit në Serinë A pas protagonizmit me Milanin në ndeshjet e fundit.
ibra

40-vjeçari zhvilloi një performanca fantastike në fundjavë ndaj Romës duke shënuar një gol dhe fitoi penalltinë e 0-2. Goli ndaj verdhekuqve ishte i 400-ti në karrierë për Ibrën, 150 prej të cilëve i ka shënuar në Serinë A.

Por kaq ka mjaftuar që Suedia të mos mendohet dhe ta grumbullojë 40 vjeçarin për dy sfidat e nëntorit ndaj Gjeorgjisë dhe Spanjës. Ibra u grumbullua dhe në mars, por dëmtimi që pësoi me Milanin e detyroi të heqë dorë nga pjesëmarrja në Kampionatin Europian me Suedinë.

Tani, sulmuesi i kuqezinjve ka mundësinë të ndihmojë kombëtaren e tij të fitojë një vend në Botëror në një sfidë mes kryesuesish ndaj iberikëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura