Mosdekretimi i Lleshit/ Rama: Kemi një problem me Presidentin e Republikës….

Nov 6, 2018 | 10:12
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Parlament se maxhoranca ka një problem me Presidentin e Republikës, që pas refuzimit që kreu i shtetit i bëri kandidaturës së Sandër Lleshit për postin e Ministrit të Brendshëm.

Rama tha para deputetëve se Ilir Meta gjithë këto kohë e ka justifikuar votën e socialistëve dhe ka respektuar Kushtetutën. Por që pas përplasjes për emrin e Sandër Lleshit situatë nuk është më e njëjtë.

Edi-Rama-Parlament-Sander-Lleshi5

PJESË NGA DEKLARATA

Shumë nga në këtë sallë kemi votuar për Metën si President, atë ditë ne nuk e kishim shumicën, por unë e kisha sidoqoftë bindjen e plotë se Meta ishte kandidatura më e përshtatshëm kur Kuvendi duhet të zgjidhje Presidentin e 7.

Edi Rama: Kemi problem me Ilir Meten, ultimatum per Sander Lleshin on Vidnews.

Por çështje e vërteta kur hyri në Presidencë, pas asaj dalldisjes nëpër Shqipëri me flamurin e LSI, por më pas i ka bërë detyrat shumë mirë.

Edi-Rama-Parlament-Sander-Lleshi4

Ne kemi detyrën ta bëjmë këtë punë, e kemi apo jo besimin e gjithkujt tjetër, pasi kemi marrë mandatet. Mund të hidhen edhe përpjetë po të dojë, askush tjetër përveç popullit asnjë nuk e ka, kjo vlen dhe për Presidentin e Republikës.

Kushtetuta i ka të përcaktuar e zeza mbi të bardhë dhe Kompetencat, por nuk e ka që mund të thyej vendimin e Kryeministrit.

Edhe pse haptazi partiak, botërisht i njohur si i PD, paraardhësi i Metës i votoi ministrat me duart e lidhura nga Kushtetuta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura