A e dinit të shkuarën e vëllait të Xhafajt? Nishani: S’mund të mos e dekretoja për arsye morale

Nov 6, 2018 | 22:50
SHPËRNDAJE

A e dinit të shkuarën e vëllait të Fatmir Xhafajt kur e dekretuat si Ministër të Brendshëm? I pyetur në emisionin “Dritare” në News24, Bujar Nishani u shpreh se dosja nuk kishte mbërritur në zyrën e tij. Megjithatë, shtoi ish-Presidenti i Republikës, edhe sikur ta kishte dosjen, kjo nuk ngarkonte me përgjegjësi ligjore vetë Fatmir Xhafajn.

“Së pari, s’ka pasur asnjë info në zyrën e Presidentit të Republikës rreth dosjes së dënimit të vëllait, ka qenë shumë vonë. Por, edhe në rast se do të ishte afishuar ajo dosje, se ngarkonte drejtpërdrejtë zotin Xhafa në kuptimin ligjor. Është si mbetet edhe sot përgjegjësi morale, të mos e pranonte apo të dorëheqje për të këtë arsye. E kam thënë edhe pasi vëllai i tij ka shkuar në burg, se s’ka përgjegjësi ligjore, por për përgjegjësi morale, një ministër që e ka vëllanë të dënuar për trafik droge s’duhet të rrinte as 24 orë, sipas kuptimit tim politik”, tha Nishani.

Lidhur me mos dekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm nga Presidenti Ilir Meta, Nishani tha se “Presidenti Meta, besoj se ka më shumë se një arsye kushtetuese për mos ta dekretuar, kurse në rastin tim, s’mund ta mos e dekretoja për një çështje morale”.

***

Në studion e “Dritare” në News24, lidhur me arsyet e mosdekretimit nga Presidenti Ilir Meta të Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm, ka folur edhe ish-presidenti Bujar Nishani.

Ai është shprehur se nuk mendon se Meta ka arsye politike apo inati për këtë vendim, por shtoi se ai duhet të ketë më shumë se një arsye kushtetuese, dhe se duhen parë shkresat që Presidentit Meta i kanë ardhur lidhur me Sandër Lleshin.
54545

“Unë besoj se Meta ka më shumë sesa një arsye kushtetuese për mosdekretimin. Sot kryeministri në parlament tha se në takimin që pati me Metën, ai i ka dhënë një arsye, që Rama e quajti arsye qesharake… por ne na e dha një argument… tani nga ana tjetër Rama tha që nëse është ajo arsye që ma ka dhënë në zyrë, kjo e bën qesharak.

Nëse ka një arsye dhe argument që presidenti ia ka dhënë ky do të thotë që ai paska arsye të caktuara kushtetuese. Unë besoj se nëse ka ndonjë njeri që beson se presidenti i republikës, mund të ndërmarrë një veprim të tillë për inate apo arsye politike, kjo është naive. Nuk besoj se ka këto arsye. Ne duhet të dimë se çfarë janë ato shkresa që i kanë shkruar Metës”, u shpreh Bujar Nishani.

Panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura