Mosdekretimi i Lleshit, Berisha mbështet Metën: Ai që mendon se Presidenti është honorifik nuk merr vesh

Nov 9, 2018 | 22:29
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë ekskluzive për ABC News vlerëson se personat e përfshirë në thirrje antikushtetuese në Bularat nuk duhet të ishin lejuar të largoheshin nga Shqipëria. Pa komentuar ish-kreu i Partisë Demokratike nuk ka lënë dhe kandidaturën e Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme.

Ngjarjet e ndodhura në Bularat të Gjirokastrës, ditën e varrimit të ish-ushtarakut grek Konstandinos Kacifas, për ish-kryeministrin e vendit Sali Berisha, ishin manifestim i asaj që quajti skenar Vorio Epiriot të tokën e askujt.

“Gjallë nuk kthehej në Greqi pa iu nënshtruar ligjeve shqiptare”.

Sa i përket përplasjes Kryeministër – President lidhur me propozimin e Edi Ramës për zëvendësin e Fatmir Xhafës në postin e ministrit të Brendshëm , ish-kryeministri Berisha dhe ish-Presidenti, theksoi rolin që kreut të shtetit ia ngarkon kushtetuta e vendit.

“Ai që mendon që Presidenti është honorifik nuk merr vesh. Presidenti duhet të krijojë bindjen e tij. Me thirrjen e Lleshit ai hoqi nga vetja çdo detyrim për shpjegim”.

Problemet e propozimit të Lleshit për Ministër të Brendshëm janë minimalisht dy sipas Berishës.

Kërcënim e quan reagimin e kryeministrit Rama për mos dekretimin e Lleshit në krye të dikasterit të rendit, që sipas Berishës duhet të vijonte të kryhesohej nga ministri i dorëhequr Xhafaj, deri në zëvendësimin e tij.

Kreu i ekzekutivit po ushqen me gënjeshtra qytetarët dhe opinionin ndërkombëtar, sipas ish kryeministrit Berisha dhe këtë, po e bën në gjendjen e një grushti shteti ku rojtari i Ligjit themeltar, Gjykata Kushtetuese “de facto” nuk ekziston duke krijuar hapësira të mëdha për përplasje të rënda./Abcnews.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura