Mosdekretimi i Cakajt, Berisha: Goditje e merituar për flamurtarët albanofob të Serbomadhisë

Jan 10, 2019 | 20:18
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha e quan një goditje të merituar ndaj flamurmbrojtësve albanofob të projektit të serbomadhisë, mos dekretimin e Gent Cakajt nga Presidenti Ilir Meta.

Berisha

Në një postim në Facebbok, Berisha shkruan se shqiptarët duhet të jenë të vetëdijshëm se gjarprit në Tiranë edhe Prishtinë, iu pre bishti dhe koka.

POSTIMI I PLOTË

Gjarperit iu pre bishti por duhet shtypur koka!

Nje goditje e merituar per flamurtaret albanofob te Serbomadhise!

Te dashur miq, refuzimi me dekret i Presidentit te Republikes per te emeruar minister te jashtem te Shqiperise te propozuarin e Zografit bis, çirakun e argatit in chef, Baton Haxhiut ishte nje goditje e merituar e flamurmbajtesve albanofob te projektit te serbomadhise ne Tirane dhe ne Prishtine.

berisha fb

Por me kete akt, shqiptaret duhet te jene te vetedijshem se gjarperit ne Tirane dhe Prishtine, pra me dy koka, iu pre bishti dhe jo kokat. Ato duhen shtypur nje minute e me pare! sb

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura