“Mos u zemëroni dhe gjithmonë buzëqeshni”, 112-vjeçari shpallet burri më i vjetër në botë dhe zbulon sekretin e jetëgjatësisë

Feb 13, 2020 | 13:38
SHPËRNDAJE

Një japonez ka hyrë në librin Gines si burri më i vjetër në botë. Ai është 112 vjeç dhe 344 ditësh sipas Guinness World Records.

Chitetsu Watanabe lindi në Niigata në Japoninë veriore në vitin 1907 dhe të mërkurën mori certifikatën për rekordin në një azil pleqsh në qytet.

Mbajtësi i mëparshëm i rekordit, Masazo Nonaka, një tjetër japonez, vdiq muajin e kaluar.

Personi më i vjetër në botë është prapë një japoneze dhe bëhet fjalë për Kane Tanaka, e cila është 117-vjeçe.

Deri rreth një dekadë më parë, Watanabe merrej me bonsai, arti tradicional japonez i rritjes së pemëve të vogla dhe i ekspozonte veprat e tij.

Ai është martuar me Mitsue dhe kanë 5 fëmijë së bashku, sipas Guinness.

I pyetur në lidhje me sekretin e jetëgjatësisë, Watanabe dha këtë këshillë: “Mos u zemëroni dhe vazhdoni të buzëqeshni.”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura