“Mos t’ju lëshojë zemra bashkëkombasit e mi”, mjeku Tritan Kalo ndan “recetën mbarëkombëtare”

Mar 25, 2020 | 8:45
SHPËRNDAJE

Profesor Tritan Kalo ka ndare me miqte e tij dhe ndjekesit ne rrjetet sociale një recetë optimiste.

“Mos t’ju lëshojë zemra bashkëkombasit e mi.Ne bashkë do t’ia dalim mbanë”, shkruan ai teksa postin receten qe e quan mbarekombetare, e qe mund ta lexoni me poshte.

Postimi i Tritan Kalos 

“Një recetë mbarëkombëtare. 24 mars 2020 ora 21:00. Në këtë kohë “covidiane” na duhet edhe pak optimizëm gastronomik, –  shkruan ai në Fb. – Jeni të mirëpritur miq e shokë, kuptohet nëse jua lejon qeveriu, daljen në këtë orë, që të konsumojmë sa është ende e ngrohtë këtë pjatë me përbërës mbarëshqiptarë: trahana Lunxhërie, bukë shtëpie me miell katunarije, suxhuk pikant prizreni, vaj ulliri berati e patosi përzier, pluhur speci të kuq nga gramshi, djath dele konispoli, ujë selite, kripë narte si dhe duart e shkathëta të një djali me përzierje genike Elbasani dhe Gjirokastre. Mos t’ju lëshojë zemra bashkëkombasit e mi.Ne bashkë do t’ia dalim mbanë!!!!”

trahana

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura