“Mos shihni televizor se ju fut djallin në bark”, Rama shigjeton sërish median: I vdiq babai rrugës se e nxori nga spitali i Durrësit, pasi pa lajmet se do shembej

Dec 2, 2019 | 16:39
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama edhe në takimin me banorët e ish-kënetës në Durrës nuk la pa shigjetuar median si një ndër faktorët kyç që ka ngjallur panik tek qytetarët pas tërmetit.

rama1

Rama i kërkoi qytetarët që të mos shihnin televizor, sepse i fut djallin në bark, ndërsa tregoi edhe historinë e një banori të cilit i kishte vdekur babi për këtë shkak.

Sipas kryeministrit qytetari sa kishte lexuar në lajme se spitali i Durrësit do shembej pas tërmetit kishte marrë babain dhe kishte dashur ta transferonte në spital e Beratit. Por fatkeqësisht burri nuk kishte rezistuar dhe kishte ndërruar jetë rrugës.

“Mos shihni televizor se ju fut djallin në bark. Më mirë shihni radio sesa televizor. Ose shikoni televizor por e pësoni si ai djali pak më tutje që dëgjoi në televizor se po shembje spitali i Durrësit dhe e mori babin ta çonte në spital tjetër. I vdiq babi rrugës. Më mirë shikoni radio për mua”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura