‘Mos nxito të arrish fundin’, policia nxjerr videon. Ç’ndodhi natën në këtë rrugë, në vetëm 4 orë …

Feb 29, 2020 | 8:26
SHPËRNDAJE

rrugore

Ne gati 4 ore, ne aksin rrugor Tiranë- Durrës-Tiranë jane hequr 14 Leje Drejtimi dhe drejtuesit e mjeteve jane percjelle per ne Organin Administrativ Shteteror per gjykim, për shpejtësi nga 148 km/h deri në 171 km/h,çka tregon papërgjegjshmëri ndaj jetës.

Policia ben me dije se 11 masa administrative shpejtësi mbi normat e lejuara, jo me shume se 20 km/h dhe 8 masa administrative për manovra të rrezikshmë në rrugë duke kërkuar parakalim

NJOFTIMI I PLOTE 

Shpejtësia në rrugë dhe alkooli në timon, destinacioni ?????.

171 km/h nuk qarkullon në rrugë? por je duke fluturuar për të arritur aksidentin?dhe jo për të shijuar fundjavën.

Si çdo fundjavë vijojnë kontrollet parandaluese me Radar në rrugën Tiranë- Durrës-Tiranë, për të parandaluar ngjarjet rrugore dhe per te siguruar rruget e perdoruesit e saje pergjate udhetimit.

Megjithëse kontrollet janë shumëfishuar, sensibilizmi është rritur në maksimum, përsëri shumë drejtues mjetesh në fundjavë abuzojnë me shpjetësinë dhe alkoolin në timon.

250 minuta kontroll në të dyja kahet e lëvizjes, u evidentuan shumë drejtues mjetesh që shpejtonin për të fituar vetem disa minuta me shumë, duke qarkulluar gati me dyfishin e shpejtësisë së lejuar, pa konsideruar edhe lagështirën dhe erresirën në rrugë.

14 Leje Drejtimi të tërhequra dhe drejtuesit e mjeteve jane percjelle per ne Organin Administrativ Shteteror per gjykim, për shpejtësi nga 148 km/h deri në 171 km/h,çka tregon papërgjegjshmëri ndaj jetës.

11 masa administrative shpejtësi mbi normat e lejuara, jo me shume se 20 km/h dhe 8 masa administrative për manovra të rrezikshmë në rrugë duke kërkuar parakalim

KUJDES! Viti 2020, Viti i Sigurisë Rrugore.

Mos nxito të arrish fundin, trego durim në drejtim?, respekto normat e sjelljes në rrugë, mos tejkalo kufizimet e shpejtësisë, mos drejto mjetin pas përdorimit të pijeve alkoolike, vendos rripin e sigurimit, kaskën mbrojtëse, mos përdor në asnjë mënyrë celularin gjatë drejtimit të mjetit, ndalo makinën në xhep rruge dhe fol në telefon, mos rreziko veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, mos mbaj fëmijët në vend të parë dhe pa serxholin, ndiq udhëzimet dhe këshillat e???, për sigurinë tuaj dhe të tjereve.

Ndryshimet po ndodhin në Kodin Rrugor, me qëllimin e vetëm, për të rritur parametrat e sigurisë së jetës në rrugë. Kontribuo edhe ti në rritjen e sigurisë në rrugë, duke manifestuar rregull dhe disiplinë, në raport me rregullat e qarkullimit rrugore.

? dhe në adresë të Komisariatit digjital, në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmeri dhe shkelje që cënon sigurinë rrugore.

# BashkeBejmeMeShume?
# SiguriaRrugorePrioritet??
# VleresoJetenMeShume?

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura