‘Mos na shifni me shallvare, mos na provokoni’, nga thumbat për Veliajn te kërcënimi me peticion për deputetin. Ç’tha Rama nga Surreli

Jan 25, 2020 | 13:28
SHPËRNDAJE

Batuta, thumba e ‘kërcënime’ kanë shoqëruar fjalën e kryeministrit Rama sot në inaugurimin e shkollës së Surelit, në prani të kryebashkiakut Veliaj dhe deputetit të zonës.rama

Fjalën e ka nisur me ‘ironi’ në përgjigje të ftestës që i bëri kryebashkiaku Veliaj për t’u ngjitur në podiumin e improvizuar.

“E para punës këtu, nuk na ftojnë këto ne, ne jemi këtu, le ca na ftoni ju ne, mirë se na erdhët ju ne ne katunin tonë, është e vërtetë që na lanë cik mbrapa se e fillun, kapën veshin mbrapsh andej nga Krraba, por unë e kuptova me vonesë si ndodhte kjo, se kur i shkonin këto tonët deputetin i thoshin, por mirë mos vlla, ca doni, të gjitha i doni? Ju keni kryeministrin! A thu se kto do hanin kryeministrin, këta kanë nevojë për të gjitha.  Më vjen mirë që sot ka përfunduar ky projekt, te shkolla kemi ardhur disa herë se këtu kemi pasur edhe votimet e fitoreve të Surrelit e shkolla ka qenë në gjendje të keq. Drejtori më thoshte që nuk është investuar që në vitin 69 kur unë isha sa Zaho, 5 vjec.  Gjithçka është bërë me shumë cilësi, si kudo ku lali Eri vë dorë, e përpiqet që të jenë shembuj, jo vetëm për të krijuar kushte optimale, atyre që vijnë në shkollë, por edhe atyre që presin tu vijë radhë. Gjërat bëhen me radhë”- tha Rama.

 

 

Më pas, ka theksuar se Sureli pret ende shumë më tepër, pasi ka shumë nevoja ende që presin të zgjidhen.

“Nga ana tjetër, besoj shumë dhe shpresoj që edhe disa nevoja të tjerë të bëhen, sot na takon t’ju marrin me të mira, se edhe Xhemoli është cik si diversant, se e përdor Surrelin për tu mcef, se thotë unë po e bëj timen, kryeministri dhe unë po punoj, në fakt është e vërtetë.   Nuk dua ti forcoj presionin se do thonë që po i merr Surreli të gjitha, ne presim, por tolerancën tonë mos e merrni për dobësi, durimin mos e merrni se nuk shohin rreth e rrotull dhe nuk shohim e kuptojmë, Nuk na rreni dot me dajre e fizarmonika, e tendat, shumë mirë i keni bërë këto, por Xhemol e di këtë punë, mos më detyro t’i drejtohem Kujtim Qefalisë, të bëjnë ndonjë peticion për të kërkuar llogari nga deputeti, për të shku gjërat në drejtim që nuk i kontrollojmë më. Kujdes mos na nënvlerësoni, na merrni seriozisht, ne jemi në punën tonë, mos na shifni kshu që ne jemi me shallvare se gaboni shumë, se po të jetë për pantallona, kostum, kravate ju vemë përpara. E patë atë cunin atje, në kopsht ai asnjë deputet nuk vishet si ai po qe puna për kostum. Mos na shifni modestë, por mos na provokoni”- përfundoi Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura