“Mos më dërgoni foto të tij me një tjetër, është e vështirë”- Liam Payne ndahet përfundimisht nga e fejuara e tij. Këngëtari hidhet në krahët e një tjetër modeleje

May 24, 2022 | 9:37
SHPËRNDAJE

Liam Payne dhe e fejuara e tij, Maya Henry janë ndarë përgjithmonë. Ish-anëtari i grupit të One Direction dhe modelja 21-vjeçarja raportohet se u ndanë muajin e kaluar. Ish-çifti anuluan fejesën e tyre në qeshor 2021, por rindezën romancën e tyre vetëm dy muaj më vonë.

liam payne3

Megjithatë duket se rrugët e tyre janë ndarë përfundimisht. Konfirmimi për ndarjen e tyre vjen disa orë pasi fotot e 28-vjeçarit me modelen amerikane, Alina Mawla, ku dyshja shihen të kapur për dore u bënë virale.

Aliana ishte pjesë e videoklipit muzikor “Familiar” të Liam në bashkëpunim me J.Balvin në vitin 2018.

24-vjeçarja publikoi edhe disa foto me këngëtarin duke konfirmuar kështu romancën e tyre.

“Liam dhe Maya nuk janë më bashkë, u ndanë përgjithmonë më shumë se një muaj më parë”, tha një burim për Daily Mail.

liam payne

Pasi imazhet e çiftit të ri u bënë viral, modelja Maya shkroi: “Ju dua shumë fansat e mi, por ju lutem mos më dërgoni foto të fejuarit tim me një grua tjetër”.

Më pas vazhdoi: “Kjo nuk jam unë, është e vështirë për mua. Mjaft tani.”

liam alina1

Maya dhe Liam njihen prej vitesh me njëri-tjetrin, dhe për herë të parë u fotografuan së bashku kur fansja e One Direction, Maya ishte 15 vjeçe.

Liam i kërkoi modeles që të martohej me të në gusht të vitit 2020.

Më parë, Liam ka qenë në lidhje me Cheryl Cole, 38 vjeç, por u ndanë në vitin 2018 pas një romance dyvjeçare e gjysmë.

Ata kanë mbajtur marrëdhënie miqësore më njëri-tjetrin dhe janë prindër të një djali 4-vjeçar, Bear, jetën e së cilit e mbajnë shumë private.

liam payne1 liam alina alina liam payne2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura