Kryeprokuri i ri, gazetarja: Ju tregoj se cilët janë e emrat që mund të zëvendësojnë Llallën

Nov 29, 2017 | 10:58
SHPËRNDAJE

UPDATE/ E ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në News24, gazetarja Klodjana Lala ka dhënë disa emra të cilët mund të jenë si kandidatë të mundshëm për postin e Kryeprokurorit, pas përfundimit të mandatit të kryeprokurorit aktual Adriatik Llalla.“Ferndinand Elezi nga Prokuroria e Durrësit, prokurori Dritan Rreshka, Anila Leka, Henrik Ligori prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme, Arben Dollapi, ish-drejtor i Drejtorisë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme. Burimi më sqaron se sh-drejtuesi i Krimeve të Rënda, Adnan Kosova dhe Thoma Thano janë më të vjetër dhe kandidatë më të mundshëm për kryeprokuror- tha Klodjana Lala.

Mos mbledhja e KLP-së, gazetarja tregon të vërtetën: Nuk bëhet fjalë vetëm për përfaqësuesin e shoqërisë civile

Çështja e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm është një çështje e nxehtë e cila ka ndarë sërish  në dy pjesë kampet politike dhe jo vetëm. Sipas Kushtetutës mandati i Kryeprokurorit Llalla mbaron pas mbledhjes së Këshillit të Lartë Prokurorisë. Dhe për mos mbledhjen e këtij këshilli janë hedhur hipoteza të ndryshme. Një ndër to është mos gjetja ende e një përfaqësuesi nga shoqëria civile.

klod

Por kjo nuk është e vetmja arsye thotë gazetarja Klodian Lala në një deklaratë në studion e emisionit “Studi E hapur” me Eni Vasilin në “News 24”.

“Nuk mendoj se krijimi i KLP ka mbetur vetëm tek mbledhja e përfaqësuesit të shoqërisë. Unë nuk di akoma se kush janë anëtarët  prokurorë të cilët duhet të jenë në KLP. Ne nuk i kemi akoma të garantuar anëtarët prokurorë që duhet të jenë pjesë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë” tha Lala

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura