“Çanta, Profesori, Korçari vazhdojnë avazin e vjetër në demokracinë e re”/ Ilir Demalia kërkon hapjen e dosjeve të artistëve ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit: Nuk do dinë ku të futen gjysma e…

Jul 12, 2020 | 17:47
SHPËRNDAJE

Ilir Demalia ka kërkuar hapjen e dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit, duke shprehur bindjen se “gjysma kryesuse që ka fuqinë e medias, politikës, artit, letrarëve nuk do të dinë ku të futen”.

pjimage (57)

Në reagimin e tij në facebook, Demalia thotë se sot këta ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit i kemi bërë heronj dhe janë në të gjithë administratat.

Shënimi i Demaliajt:

Doni të luani me dosjet, luajeni taman jo në mënyre selektive dhe abuzuese.

Pse nuk hapen dosjet e ish bashkëpuntorëve të SIGURIMIT te Lidhjes Shkrimtarëve, Kinostudios, Teatrit, Operas, gazetarëve, intelektualëve të regjimit dje e demo(n)kracisë sot që krijuan “pluralizmin” që i kemi bërë heronj, qe janë në të gjithë administratat në media,kulturë, art dhe letërsi në organizmat e dekomonustizimt, në shoqatat e të persekutuarve duke kontrolluar mbajtur gjallë, gjoja nëpërmjet një konflikti klanet dhe trashëgiminë komuniste si antikomunistë të demo(n)kratizimit?!

Të hapen këto urgjentisht dhe shikoni se cdo të dalë, gjysma kryesuse që ka fuqinë e medias, politikës, artit, letrarëve nuk do të dinë ku të futen, megjitëse e dinë dhe nuk kanë turp se vazhdojnë havazin e vjetër në demo(n)nracinë e re si: Meshina Korani, Çanta, Shishja e qumështit, Profesori, Korçari, Rrjepsi-Këndezi, Murrizi, Çorapja, Holta, Doku, Çiftelia, Stilolapsi, Drita e kuqe Shkrimtari,Trandafili,Dragoi,Stilografi, Indipendenti,Intelektuali, Llulla Vromohori …

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura