“Mos lëvizini nga banesat”- Drejtori i ISSH siguron pensionistët: Kemi gati listat. Ja si do merren pagesat në shtëpi

Mar 16, 2020 | 22:35
SHPËRNDAJE

1531293399_pensionistetsot11korrikureprottvDrejtori i Përgjithshëm i ISSH, Astrit Hado ka u ka bërë thirrje të gjithë pensionistëve, që të mos lëvizin nga banesat e tyre dhe se ky institucion do t’u dërgojë pagesën mujore në shtëpi.

Hado ka bërë të ditur se ka përfunduar lista e pensionistëve dhe ajo u është dërguar në 12 qarqe, ndërkohë që theksuar se janë ngritur grupet e punës që do u dërgojnë pensionistëve pagesën, dhe shpenzimet për ilaçe apo për ushqime.

“Instituti i Sigurimeve Shoqërore përfundon hartimin e listave të pensionistëve kryefamiljarë në të gjithë Shqipërinë, në mënyrë që të mundësojë të gjitha institucionet e tjera të linjës që të kenë informacion të saktë për t’iu ofruar të gjitha shërbimet për ushqime apo barna në banesë.

Sipas udhëzimit të Kryeministrit, Z. Edi Rama, ISSH përfundoi sot të gjitha listat emërore, duke i shpërndarë në 12 Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, të cilat në bashkëpunim me njësitë vendore dhe institucionet e tjera do të ngrenë grupet e punës për të dërguar pranë banesave të tyre shpezat ushqimore dhe farmaceutike.

Gjithashtu, ISSH garanton çdo pensionist se nuk do të ketë asnjë vonesë apo problem në tërheqjen e masën së pensionit mujor, duke iu bashkuar thirrjes që të mos lëvizin nga shtëpia, sepse pagesa e pensionit të pleqërisë do të bëhet në çdo adresë dhe se për ne jeta e çdo pensionisti është pasuria më e madhe .

KUR THEMI FRIKË JO, KUJDES PO, FJALA KUJDES NË KËTË LUFTË KA FYTYRËN E PRINDËRVE TANË!”, thekson Hado.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura