“Mos ia dorëzoni fuqinë kriminelëve”/ Ambasadorja Yuri Kim mesazh shqiptarëve për zgjedhjet e 25 prillit: Vetëm ti mund të zgjedhësh…

Mar 29, 2021 | 13:42
SHPËRNDAJE

Kur na ndajnë më pak se një muaj nga zgjedhjet e 25 prillit, ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim ka dhënë mesazhin se qytetarët shqiptarë nuk duhet të shesin të drejtën e tyre dhe të mos ua dorëzojnë fuqinë kriminelëve.

Yuri Kim-Ambasadorja-SHBA-30-vjetori

“Mos e shisni të drejtën tuaj. Mos ia dorëzoni fuqinë tuaj kriminelëve. Vetëm ti mund ta zgjedhësh të ardhmen tënde”, shkruan diplomatja amerikane.

Po ashtu ambasadorja ka shpërndare edhe një postim të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibash, i cili bën thirrje për të denoncuar rastet e shit-blerjes së votës.

“Qytetarë! Raportoni dhe denonconi rastet korruptive të shitblerjes së votës! Raportoni dhe denonconi rastet e financimit të paligjshëm të fushatës zgjedhore! Që prej datës 10.03.2021”, shkruan Celibashi, ndërsa bën publik edhe portalin e denoncimeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura