“Mos i lini të shikojnë ‘Squid Game’!”/ Ja pse seriali që po thyen rekord shikueshmërie në “Netflix” nuk duhet të shikohet nga fëmijët

Oct 19, 2021 | 19:37
SHPËRNDAJE

Prindërit janë paralajmëruar të mos i lejojnë fëmijët e tyre të shikojnë “Squid Game” në “Netflix”. Sipas “Daily Mail”, arsyeja është fakti që fëmijët e moshës gjashtëvjeçare po kopjojnë sfidat e dhunshme.

squid game

Ekipi mbrojtës i edukimit nga Këshilli Qendror i Bedfordshire u dërgoi një e-mail prindërve dhe kujdestarëve për t’i nxitur të “jenë vigjilentë, pas raporteve se fëmijët dhe të rinjtë po kopjojnë lojëra dhe dhunë nga seria e re e ‘Netflix’, ‘Squid Game’”.

Megjithëse shumë nga lojërat e paraqitura në serial kërkojnë armë dhe pajisje të specializuara, disa janë versione të dhunshme të lojërave të thjeshta për t’u rikrijuar nga fëmijët.

Shumë fëmijë nuk po e shikojnë serialin në “Netflix”, por i kanë hasur skena të tij në ‘TikTok’, ku përdoruesit e mediave sociale postojnë versionet e lojërave.

squid game

Disa raportime thonë se fëmijët kanë përdorur dhunë fizike ‘për të ndëshkuar’ humbësit si zëvendësim i lojtarit që humbet jetën. Veçanërisht e popullarizuar është ‘drita e kuqe’, ‘drita jeshile’ e njohur tradicionalisht si ‘statuja’ ose ‘gjurmët e gjyshes’ në Mbretërinë e Bashkuar, në të cilat lojtarët përpiqen të arrijnë në vijën e finishit.

Email-i i Këshillit të Qendrës Bedfordshire theksoi ndër të tjera: “Kohët e fundit ka pasur disa raporte shqetësuese në lidhje me fëmijët dhe të rinjtë që luajnë “Squid Game” gjatë shkollës. “Squid Game” po shihet gjithashtu përmes platformave të tjera si “YouTube” dhe “TikTok”, dhe duke pasur parasysh popullaritetin e lojërave në film, prodhuesit kanë bërë lojëra të ndryshme të bazuara në ‘Squid Game’, në ‘Roblox’ dhe platforma të tjera lojërash”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura