“Mos i gjobisni bizneset”/ Ish-ministri i Financave, Arben Malaj reagon për “Fiskalizimin”: Dështimi është i qeverisë, mos shpikni parime të tjera. Ja tre parakushtet për reformat

Jun 15, 2021 | 12:21
SHPËRNDAJE

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka reaguar në lidhje me projektligjin e ri për Fiskalizimin, i cili sipas ministres së Financave është një instrument që do të ndihmojë qeverinë në luftën kundër informalitetit dhe konkurrencës së pandershme në treg.

malaj-fiskalizimi

Më anë të një postimi në rrjetet sociale, Malaj e cilëson projektligjin si gjobë ndaj biznesit, ndërsa theksn “Mos shpikni për interesa jo të sinqerta parime të tjera siç eshte absolutizimi i efekteve te gjobave sa me te renda.”.

Malaj thotë se mbështet çdo reformë në çdo aspekt të qeverisjes online që garanton tre parakushte jetike.

“(1) nuk rrit asnjë kosto direkte dhe indirekte për përdoruesit e këtyre shërbimeve online sidomos për tatimpaguesit, bizneset dhe individët;

(2) që rrit shpejtësinë dhe cilësinë e nder dhe bashkëveprimit midis përfituesve fundorë – dhe agjensive publike dhe

(3) që nuk dëmton sado pak moralitetin e taksave – pra që qëllimi i vërtetë është përfitimi i përdoruesve nga efektet pozitive të reformave dhe jo kompanitë e favorizuara vendase apo të huaja për fitime të garantuara dhe të larta”, shkruan nder te tjera ish-ministri.

Reagimi i plotë i Arben Malajt

Mos i gjobisni bizneset – dështimi është i qeverive jo i tyre. Reformat-fiskalizimi me penalitete – është një rrugë e dështuar disa herë.

Biznesi duhet ti paguajë detyrimet sipas: (a) “cash floë/hyrjeve të ardhurave; (b) me koston e tij më të ulët për taksapaguesit dhe (c) kostot sa më të vogla edhe të taksa-mbledhësve.

Këto janë parime të arta të taksimit të qartësuara nga Adam Smith që në shekullin e 17-të.

Mos shpikni për interesa jo të sinqerta parime të tjera siç është absolutizimi i efekteve të gjobave sa më të rënda.

Personalisht mbështes çdo reformë në çdo aspekt të qeverisjes online që garanton tre parakushte jetike:

(1) nuk rrit asnjë kosto direkte dhe indirekte për përdoruesit e këtyre shërbimeve online sidomos për tatimpaguesit, bizneset dhe individët;

(2) që rrit shpejtësinë dhe cilësinë e nder dhe bashkëveprimit midis përfituesve fundorë – dhe agjensive publike dhe

(3) që nuk dëmton sado pak moralitetin e taksave – pra që qëllimi i vërtetë është përfitimi i përdoruesve nga efektet pozitive të reformave dhe jo kompanitë e favorizuara vendase apo të huaja për fitime të garantuara dhe të larta.

Ky projekt që është shtyrë disa herë vërteton shqetësimin e taksapaguesve për:

(1) kostot jo të lehta direkte dhe indirekte:

(2) qeveria ka shkelur një nga detyrimet ligjore që për çdo ligj duhet të masë dhe qartësojë publikisht efektet përfituese ose kostot e tij por jo me paragrafe copy-paste por me shifra të monitorueshme;

(3) qeveria fshehu në parlament se sa do të ishte në milidra lekë përfitimi nga efektet direkte dhe indirekte të fiskalizimit;

(4) qeveria me vetëdije fsheh transparencën e këtyre shifrave që të pengojë monitorimin e “sukseseve” të reformave nga ekspertë dhe Organizata Jo Qeveritare jashtë favorizimit qeveritar;

(5) nëse të ardhurat nga fiskalizimi do të ishin aq të mëdha sa qeveria deklaron me fjalë – individët, bizneset e vogla dhe të mesme vitet e para nuk duhet të paguajnë asnjë qindarkë dhe kur të binden se fiskalizimi ndihmon edhe menaxhimin më mirë të bizneseve të tyre do të rritet vullnetshmëria e përdorimit të sistemeve “moderne” fiskalizuese në një treg konkurues të ofrimit të tyre me cilësi të mirë dhe kosto të ulët të pajisjeve dhe mirëmbajtjes;

(6) qeveria ka dështuar disa herë me imponimin me dhunën e gjobave për ta luftuar informalitetin dhe evazionin;

(7) dështimi vjen kryesisht nga moraliteti i ulët i pagimit të taksave kur qeveritë akuzohen nga taksapaguesit, nga raportet, indekset dhe institucionet ndërkombëtare për korrupsion dhe kapje të shtetit ;

(8) qeveria ka treguar se për përfitime politike/vota dhe për përfitime abuzive dhe të nxitura nga arroganca, babëzia dhe kapja e shtetit ka bërë herë pas here falje të gjobave. Pra ajo e keq përdor penalizimin jo për të luftuar informalitetin, por për të rritur pushtetin e saj abuzues.

Kjo analizë mund të thellohet dhe plotësohet si me argumenta dhe me rastet e dështimeve të përsëritura në administratën publike dhe fiskale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura