“Mos i dëboni”, familja shqiptare me 3 vajza s’ka më shpresë në Gjermani. Pronari bën apel, por…

Jun 9, 2018 | 8:23
SHPËRNDAJE

Familja Gashi duhet të largohet nga Lauterbach-in, edhe pse ajo është e mirë integruar. Para tre vitesh çifti Adriana dhe Shpetim Gashi erdhën nga Kosova në Gjermani, atëkohë me dy fëmijë. Vajza më e madhe tetë vjeçare ndjek klasën e dytë të shkollës fillore, vajza e mesme është gjashtë vjeçare dhe ndjek foshnjoren. Në Gjermani u ka lindur vajza e tretë, ajo është vetëm dy vjeç, shkruan schëarzëaelder-bote.de.

gashi

Prindërit flasin rrjedhshëm gjermanishten, ndërsa fëmijët dialektin shvab me cilësinë e gjuhës së nënës. Prej dy vjetësh Shpetimi punon në një firmë Lehmbau Glück, përcjell albinfo.ch.

Ata e prisnin prej kohësh urdhërin për riatdhesim, vetëm se tani është gjithçka zyrtare. Familja Gashi duhet ta lëshojë Gjermaninë prej të shtunën. Se ata janë të integruar, punojnë dhe nuk kanë nevojë për ndihmë sociale, kjo nuk e ndihmon vendimin e azilit. Gjithashtu edhe kërkesa e punëdhënësit Thomas Glück, se “punëtor si Gashi vështirë se mund të gjendet”, nuk e ndihmuan.

“Pse dëbohen Gashët?” pyet një banore e Lauterbacher-it. “Ata janë aq të integruar, sa që nuk mund të kuptosh se bëhet fjalë për refugjatë.”

Por tashmë gjithçka ka përfunduar. Një ndihmë e fundit për familjen pesë anëtarëshe është iniciativa e udhëheqjes së Këshillit të Prindërve, Sonja Rajsp, e cila ka ftuar gjithë banorët sipas mundësive të ndihmojnë financiarisht. Të hollat mblidhen në foshnjoren Thesi Buchholz ose në sekretariatin e shkollës fillore.

“Paratë më pas do u dërgohen Gashëve drejt Kosovës,” përcjell albinfo.ch.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura