“Mos hani atë që s’thuhet”- Deputetët e opozitës sherr me njëri-tjetrin: Mblidhni mendjen e kokës, po humbim të afërm, miq e shokë nga COVID, kurse…

Oct 29, 2020 | 12:43
SHPËRNDAJE

Deputeti i opozitës së re, Halit Valteri ka bërë një thirrje të fortë në Kuvend këtë të enjte, për kolegët, që të mos tallen me sëmundjen e rëndë që shkakton koronavirusi, pasi sipas tij, po humbim jetë shqiptarësh. Në një replikë me deputetin Ralf Gjoni, Valteri tha se të gjithë politikanët duhet të bëhen bashkë e të mos bëhet politikë me jetën e sëmundjen, e as të desinformohet opinioni publik, me teoritë se Covid nuk ekziston.

“Po humbim jetë shqiptarësh, ju lutem mblidhini mendjen e kokës se shqiptarët sot kanë nevojë për mbështetje, ministria, spitalet, mos hani kot atë që nuk thuhet”, tha Valteri.

Më herët Gjoni u përfshi në replika me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Deputeti vuri në dyshim efektivitetin e vaksinës që do të vijë në Shqipëri sipas marrëveshjes së Qeverisë me kompaninë Covax.

“Covax është një inisiativë e Bill Gates e nëse ju doni të merrni pjesë në PPP-ra e OJQ të Bill Gates që ka 100 miliardë dollarë e doni ti jepni 3 mln dollarë shkoni bëjeni zonja ministre por nuk keni nevojë që të transferoni përgjegjësinë e kësaj marrëveshje të dyshimtë te parlamenti duke e sjellë këtu për ratifikim.
Jepini lekët por mos gënjeni shqiptarët e mbani përgjegjësi për cfarë do i fusni në gjak shqiptarëve”, tha Gjoni.

Fjala e Halit Valteri:

Po dëgjojmë nga kjo foltore, shumë njerëz që po tallen me këtë flamë, ku ne kemi humbur familjarë, të afërm, shokë e miq.

E sot e kësaj dite ne Sanatorium e spitale vuajnë pacientët.
Zonja ministre, ju faleminderit të madhe për gjithcka bëni e gjithë mjekëve, faleminderit që po rrezikoni jetën tuaj

Nuk ka vend ky parlalemtt për të desinformuar opinionin publik.

Ne duhet të bëhemi bashkë të mos bëjmë politikë me sëmundjen e me jetën.
Askush këtu s’ka fytyrë të flasë e të thotë shqiptarëve që kjo sëmundje nuk po na rrezikon, s’ka Covid.

Po humbim jetë shqiptarësh, ju lutem mblidhini mendjen e kokës se shqiptarët sot kanë nevojë për mbështetje, ministria, spitalet, mos hani kot atë që nuk thuhet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura