“Mos gjykoni njerëzit pa ditur historinë”- Enca Haxhia zbulon se ka shtuar në peshë dhe arsyeja është… Ja çfarë thotë për operacionet plastike

Mar 8, 2021 | 11:29
SHPËRNDAJE

Vitin e kaluar, Enca Haxhia iu nënshtrua një operacioni të vështirë në këmbë për shkak se e theu.

enca haxhia (3)

Këngëtares iu desh shumë kohë që të rikuperohej e këtë na e ka treguar me anë të postimeve në rrjete sociale, ku nuk mungonin imazhe të këmbës apo edhe nga seancat e fizioterapisë.

enca haxhia (6)

Për këtë arsye, Encës iu desh të kalonte shumë kohë e shtrirë që këmba të shërohej e gjatë kësaj periudhë ajo ka shtuar edhe në peshë.

Më duket mua apo ke shtuar peshë?”- ishte pyetja që ndjekësja i drejtoi gjatë bisedës virtuale që Enca zhvilloi mbrëmë.

enca haxhia (1)

Që kur theva këmbën, rreth 2 muaj më është dashur të qëndroj në regjim shtrati dhe prej mungesës së aktivitetit fizik shtova plot 10 kilogramë. Tani 5 prej tyre i kam hequr, ende po punoj për to. Asnjëherë mos gjykoni njerëzit pa ditur historinë e tyre”, shkroi ndër të tjera këngëtarja.

enca (3)

Enca tregoi se ende nuk është shëruar plotësisht dhe se kjo do t’i merrte kohë.

E pyetur për operacionet plastike, artistja shkroi:

Asgjë nuk ka ndryshuar nga hera e fundit që i jam përgjigjur kësaj pyetjeje. Ende jo. Nëse do bëj, do e merrni vesh patjetër”.

enca haxhia (5)

Së fundmi ajo ka lancuar një këngë të titulluar “Nashta” e pas kësaj, mund të vijë edhe me një bashkëpunim me një artiste femër.

enca (9)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura