“Mos fol mbas shpine”- Pasi tha se e mori famën prej tij, Ardian Bujupi i shpall sfidë të hapur Capita T. Çfarë do ndodhë sonte mes tyre

Nov 30, 2020 | 15:13
SHPËRNDAJE

Capital T ka “ndezur” sherrin me këngëtarin Ardian Bujupin, pasi deklaroi se ky i fundit e siguroi famën falë bashkëpunimeve me të.

Por kjo deklaratë e reperit, teksa ishte i ftuar në “Shiko Kush Luan”, nuk është pritur aspak mirë nga Ardian Bujupi, i cili reagoi në një postim në Instagram ku i kërkoi Capital T “që të mos flasë mbas shpinës së tij”.

“Nëse ia nisim kësaj pune vëlla mos fol mbas shpine por hymë live dhe i tregojnë sukseset dhe meritat e kujt kanë qenë këngët etj., etj.,”- shkroi këngëtari.

Pas postimit të tij, erdhi edhe reagimi i menjëhershëm i Capital T, i cili tha se nuk ka folur mbas shpinës së Ardian Bujupit por live në një emision.

“Mbas shpine nuk është në emision live me fol por është publikisht. S’jam prej atyre që flas mbas shpine, ti nëse do të flasësh, flasim si të duash ti,”- shkroi reperi.

Ndërsa Ardian Bujupi iu përgjigj sërish, duke i shpallur sfidë të hapur.

“Nuk mi the kurrë këto fjalë në fytyrë, nuk e kuptoj planin tënd por ama dalim live sonte dhe i shprehim,”– shkroi këngëtari.

S’dihet ende nëse Capital T e ka pranuar sfidën e Ardian Bujupit për tu përballur Live mbrëmjen e sotme.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura