“Mos ejani vonë në spitale”, ish-deputeti i PD i përgjigjet Manastirliut: Të mbulosh dështimin duke ua faturuar qytetarëve është çnjerëzore!

Nov 26, 2020 | 19:17
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar pas thirrjes që i ka bërë qytetarëve ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ditën e sotme në parlament, për të mos u paraqitur vonë në spitale.

manastirliu bardh spahia

Sipas Spahisë “të tentosh të mbulosh DESHTIMIN e plotë duke ua faturuar qytetarëve me vonesën e shtrimit në spital është tallje e pacipë me ta dhe është më së paku cnjerëzore!”

Ish-deputeti thotë se “asnjë qytetar i prekur me Covid-19, nuk ka shansin t’i afrohet spitalit në mënyrë private, se thjesht nuk e qasin, pasi kohën e shtrimit në spital e përcakton vetëm Urgjenca Kombëtare 127”.

Deklarata e plotë:

Mirë që i kanë braktisur mjekët e qytetarët në këtë betejë me një virus vdekjeprurës por edhe tallen me ta, pa pikë turpi! Me zë e figurë ministrja e shëndetësisë paska fajësuar qytetarët që sipas saj shkokan me vonesë në spitale!!! “Mos ejani vonë në spitale…“ ka thënë Ogerta sot në parlament”. Të mos e dijë vallë Ogerta se asnjë qytetar i prekur me Covid-19, nuk ka shansin t’i afrohet spitalit në mënyrë private, se thjesht nuk e qasin, pasi kohën e shtrimit në spital e përcakton vetëm Urgjenca Kombëtare, 127-a?

Natyrisht që këtë Ogerta e di shumë mirë! E di sepse vetë mjekët e dy spitaleve Covid ankohen për sjelljen në spital të pacientëve në gjendje të rënduar, duke sjellë bilancin fatkeq të vdekshmërisë gati 100% të pacientëve në intubim! Se kush vendos shtrimin në spital këtë e di mirë secili nga pacientët e familjarët që ka patur atë eksperiencë të vështirë!

Të tentosh të mbulosh DESHTIMIN e plotë duke ua faturuar qytetarëve me vonesën e shtrimit në spital është tallje e pacipë me ta dhe është më së paku cnjerëzore! Por ky rregjim nuk njeh model tjetër e prandaj do shembet më 25 Prill!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura