“Mos e tepro!” Çfarë fshihet pas mesazhit të koduar të Adrola Dushit: Ndjenja venitet atëherë kur dashuria…

Oct 6, 2022 | 14:41
SHPËRNDAJE

Panoramaplus.al/ Adrola Dushi këto kohë ka marrë një pushim nga angazhimet si modele duke u fokusuar më shumë te jeta e saj personale që është e ndarë mes SHBA ku ka familjen dhe Shqipërisë.

adrola-dushi-lidhje-dashurie-panorama-plus-3gk4j813nd0gpgae84nbwg

Edhe pse e hapur rreth jetës së saj, si në rrjete sociale ashtu edhe në intervista, modelja ka një aspekt të jetës së saj që e ruan me fanatizëm: romancat. Që pas ndarjes nga Adis Patushi vite më parë me të cilin ka edhe një djalë, Adrola nuk ka prezantuar asnjëherë asnjë partner.

Dhe pse është aluduar jo rrallëherë për lidhje, vetë ajo nuk ka pohuar asnjë. Mirëpo, së fundmi modelja ka tërhequr vëmendje me një status të publikuar në Instastory. Ajo ka shpërndarë një postim ku thuhet: “Mos e tepro. Ndjenja venitet atëherë kur dashuria bëhet peng i gjërave të parëndësishme.” Dhe krah saj ka shtuar: “Pikërisht.”

Nuk dihet se pse ajo e ka shpërndarë këtë status dhe kujt po i dërgon një mesazh të koduar, por ndjekësit e saj janë bërë kuriozë.

Në intervista Adrola ka deklaruar se është e hapur për njeriun e duhur dhe kur dashuria të trokasë do e hapë derën. Por i vetmi njeri që i ka vjedhur zemrën sipas saj është i biri, Troi.

“Troi është ‘kapo’ i vetëm i jetës sime, pasi është i vetmi njeri që më çon në qiell dhe më zbret në tokë brenda një sekonde. Ai është i vetmi që i komandon dhe i prish planet e mia. E kam thënë edhe herë të tjera që pa të, jeta ime nuk do kishte kuptim. Është “problemi” më i bukur i jetës sime, por me asgjë tjetër në botë nuk do ta ndryshoja. i them shpesh: “Po të mos ishe ti, nuk do isha as unë” dhe ai më përgjigjet: “E di, o maa”. Unë e di që ai nuk e kupton dot çfarë do të thotë kjo tani, por duke e dëgjuar shpesh, do ta mbajë mend dhe, me siguri, do ta vlerësojë kur të jetë më i rritur”, është shprehur Adrola pak kohë më parë në një intervistë.

© Panorama.al

Te lidhura