“Mos e prek në dorë se është femër”- Policia hedh në tokë Albana Vokshin, Enkel Demi përplaset me efektivët për ta mbrojtur

May 17, 2020 | 12:29
SHPËRNDAJE

Ky është momenti kur efektivët e policisë kanë hedhur në tokë ish deputeten e PD, Albana Vokshi ndërsa tentonte të hynte në perimetrin e Teatrit Kombëtar.

albana vokshi enkel demi efektive

Në momentin që e hedhin në tokë, ajo rrethohet nga policët dhe nuk lejojnë asnjeri ti afrohet.

Në mbrojtje të saj ka ardhur Enkel Demi, i cili është përplasur me policinë për ta mbrojtur. Ai i bëri thirrje efektivëve që të mos e preknin me dorë ndërsa i kërkonte Albanës që të mos lëvizte.

“Ka mundësinë të marrim atë gruan. Mos e prek me dorë atë  se është femër. Albana mos lëvizte,”– dëgjohet duke thënë moderatori.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura