“Mos e lini të shkojë, nuk do ketë asnjë dorë si ajo e babait”- Rozana Radi kujton të atin e ndjerë: Sa vite u bënë që …

Feb 11, 2020 | 14:31
SHPËRNDAJE

Kanë kaluar 16 vite që nga vdekja e aktorit të famshëm Ferdinand Radi. Dhe vajza e tij, këngëtarja Roza Radi vazhdon ta kujtojë me mall.

Ndarja e prindit nga jeta është shumë e vështirë për tu pranuar dhe pavarësisht largimit të viteve, dhimbja mbetet aty.

“Sa vite u bënë sot që s’je më”– shkruan Rozana në një postim në Instagram. “Po më duken më shumë se shumë.”

Ndërsa shkrimin e ka shoqëruar edhe me një fotografi, ku fëmija mban dorën e babait.

Me anë të fotove drejton edhe një mesazh ku shkruan: “Mos e lini këtë dorë të shkojë. Nuk do ketë asnjë dorë tjetër në jetë si ajo e babait. Nuk ka, jo nuk ka.”


        

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura