Mos e lini pas dore, këto janë shenjat e kancerit të lëkurës

Sep 30, 2019 | 15:03
SHPËRNDAJE

Vitet e fundit kanceri i lëkurës është kthyer në një sëmundje shumë serioze duke ,arrë parasysh faktin që numri I të infektuarve është rritur.Gjatë gjithë vitit, sipas mjekëve, është mirë që të kontrolloni çdo centimetër të lëkurës tuaj, nga koka tek këmbët një herë në muaj.

Me anë të vetë-ekzaminimeve mund t’i bëni vetes një nder dhe të kapni herët një kancer të mundshëm të lëkurës. Në këtë rast, shanset për t’u shëruar plotësisht janë të larta.auto_kanceri_i_lekures1543543801-770x433

Por, cilat janë shenjat paralajmëruse që lëkura juaj mund të jetë duke ju përcjellë?Së pari, për një vetë-provim të suksesshëm, ju duhet ta dini mirë se çfarë jeni duke kërkuar. Si rregull i përgjithshëm, për të vërejtur tumoret e mundshme, duhet të kontrolloni ecurinë e çdo nishani që keni për çdo rritje ose ndryshim të mundshëm.

Format që ndryshojnë ose edhe gjakderdhja mund të jenë disa sinjale alarmi.Shenja të tjera janë shfaqja e vizave ngjyrë kafe në formë vertikale, turbullimi në shikim, nishane që shfaqen dhe më pas “zhduken”. Për të mos u injoruar janë edhe nishanet që shfaqen në këmbë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura