Mos dekretimi i ligjit të tarifave gjyqësore, presidenti Meta tregon dy arsyet

Dec 11, 2017 | 20:43
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta ka rikthyer edhe njëherë në Kuvend për rishqyrtim ligjin për tarifat gjyqësore.

Arsyet përse kreu i shtetit nuk ka dekretuar këtë ligj i ka publikuar me anë të një dokumenti i cili mban datën 22 nëntor.

meta 4

Një nga arsyet ka lidhje me nivelin e tarifave që sipas tij janë rritur duke paraqitur vështirësi për shtresat në nevojë.

Arsyetimi:

“Së pari, niveli i tarifave, i parashikuar ne kete ligj, eshte here ne mungese te nje studimi te thelluar dhe, ne krahasim me tarifat e sotme, ka nje rritje drastike dhe te menjehershme te tarifave, gje e cila paraqet rrezik te larte per veshtiresimin e aksesit ne drejtesi per shtresat ne nevoje“.

“Së dyti, mekanizmat e parashikuara ne kete ligj per mbrojtjen e shtresave te pamunduara te shoqerise per te perballuar tarifat e reja gjyqesore, nuk jane te pershtatshme. Mungojne dispozitat e qarta qe garantojne mbrojtjen e nevojshme. Dispozitat e miratuara ne kete drejtim nuk garantojne sigurine ligjore“,- theksohet ndër të tjera.

Një tjetër arsye pse Kuvendi e ktheu për rishqyrtim ishte se “parashikimet e ketij ligji nuk ndihmojne ne menyren e duhur per zgjidhjen e problematikes se financimit te pamjaftueshem te sistemit gjyqesor, megjithese ky ligj parashikon rritjen e tarifave ne sherbim“.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura