Mos bëni plane pa marrë xhupat me vete, moti bën kthesën e papritur në ditët në vijim

Nov 13, 2018 | 15:15
SHPËRNDAJE

U mësuam me diell e temperatura të ngrohta edhe në këto ditë të nëntorit, por duket se dalëngadalë, duhet të bëjmë gati edhe një herë veshjet e trasha.

Sipas Meteoalb, duke nisur nga e premtja temperaturat do të ulen ndjeshëm ndërsa termometri do të shënojë deri në -6 gradë celsius.1

 

Meteoalb njofton:

Ditët vijuese mbeten nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme kontinentale duke diktuar mot të kthjellët, por të ftohtë në të gjithë vendin. Edhe fundjava parashikohet e kthjellët, por e ftohtë. Dita e diel sjell reshje të dobëta shiu si dhe dëbore në zonat malore.

Temperaturat e ajrit sërish do të pësojnë rënie në orët e mëngjesit dhe të mesditës duke bërë që minimumi të ulet në -6 gradë Celsius në zonat malore dhe maksimalja të arrijë në 18 gradë Celsius në zonat e ulëta dhe bregdetare. Ditët më të ftohta të javës: E premtja dhe e shtuna.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura