Mos arrestimi i ish-zyrtarëve, zbulohet urdhëri i prerë i ministrit Xhafaj për SHÇBA-në

Nov 23, 2017 | 22:40
SHPËRNDAJE

Mbrëmjen e djeshme lajmi mori dhenë. Tre drejtues policie ishin shpallur në kërkim si të dyshuar për bashkëpunim me trafikantët e drogës vëllezërit “Habilaj”, por tre urdhër arrestet për Jaeld Çelën dhe dy vartës të tij, Sokol Bode e Gjergj Kohila nuk u ekzekutuan, ç’ka tregon se aksioni u dekonspirua.

WhatsApp-Image-2017-11-03-at-13.24.36

 

 

Burime të rezervuara konfirmojnë për “BalkanWeb” se për çështjen në fjalë është interesuar edhe vetë ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili ka kërkuar nga SHCBA-ja një raport të detajuar lidhur me të gjitha veprimet që janë kryer.

Ai ka kërkuar të dije se kur është marrë urdhri për ekzekutimin e urdhër arresteve, kush ishin oficerët që do t’i kryenin dhe cilat ishin adresat që do kontrolloheshin.

Të njëjtat burime saktësojnë, se zarfi që mbante urdhër arrestet ka qenë i sekretuar dhe në dijeni të këtij aksioni ka qenë një rreth i ngushtë personash.

Në lidhje me këtë ngjarje edhe drejtori i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, Edi Merkaj i ka kërkuar një takim kreut të Prokurorisë për Krimet e Rënda, Besim Hajdarmataj sot në mëngjes, me të cilin ka diskutuar për rreth një orë, në prani edhe të disa prokurorëve siç bëjnë me dije burime të rezervuara pranë organit të akuzës për “BalkanWeb”.

Pikërisht dalja e sekretit hetimor dhe dyshimet e forta për dekonspirim mësohet të kenë qenë temë e diskutimeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura