Mori pjesë në videoklipin e tij, Alban Skënderaj i del në mbrojtje sekretares së Përgjithshme të Sandër Lleshajt

Sep 21, 2020 | 13:53
SHPËRNDAJE

Pak ditë më parë bëri bujë lajmi në medias se “një vajzë videoklipesh” mori një post të rëndësishëm në Ministrinë e Brendshme.

Bëhet fjalë për Elena Picin, e cila zëvendësoi në detyrë, ish-Sekretarin e Përgjithshëm, Plarent Ndreca.  Elena Pici ka qenë pjesë e videoklipit të këngës “Mirëmëngjes” të Alban Skënderajt.

Këngëtari i doli në mbrojtje të Sekretares së re të Ministrisë së Brendshme, duke thënë se qendrimet ndaj sa janë “denigruese dhe absurde”.

Alban Skënderaj reagoi në një postim në Instagram, ku shkroi se nuk ka asgjë të keq të aktrosh në një klip dhe për më tepër, sipas tij, të një kënge të vlerësuar dhe respektuar.

Postimi i plotë:

Ç’të keqe ka në parim të aktrosh në klip, 18 vjeç, në një rol kryesor dhe aq më tepër në një klip artistik, familjar, të një kënge të vlerësuar, dëgjuar dhe respektuar nga të gjitha moshat. Aktore e jo vetëm janë bërë kryeministra e presidentë në shtete shumë më të zhvilluar se ky i joni.

Personi në fjalë, këto 10 vite distancë mund të ketë studiuar, punuar e sakrifikuar për t’u rritur në profesionin e saj! Unë nuk e njoh personalisht, por patjetër që ka mbështetjen time, megjithatë më shumë akoma më shqetëson ky mentalitet në një vend ku ka halle shumë më thelbësore”

  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura