Mori nënshtetësinë nga presidenti, Dua Lipa jehonë në mediat ndërkombëtare

Nov 29, 2022 | 8:38
SHPËRNDAJE

“CNN” I ka bërë jehonë lajmit se këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, tashmë mori edhe nënshtetësinë shqiptare.

Lajmi plotë: 

Dua Lipa ka marrë nënshtetësinë shqiptare për përhapjen e famës së shqiptarëve ndërkombëtarisht përmes muzikës së saj. Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj tha se Lipa, vajza e emigrantëve shqiptarë, e ka bërë vendin krenar.

“I lumtur që i jap Dua Lipës dekretin e shtetësisë shqiptare”, tha ai . “Ajo na ka bërë krenarë me karrierën e saj globale dhe angazhimin në kauza të rëndësishme sociale.”

Lipa bëri një deklaratë në Twitter për shtetësinë e saj të re, duke e quajtur atë një “nder”.

Lipa lindi në Londër nga prindërit e saj emigrantë dhe në vitin 2016, këngëtarja dhe babai i saj bashkëthemeluan Fondacionin Sunny Hill për të mbledhur fonde nga koncertet vjetore të mbajtura në vendlindjen e saj në Kosovë për të ndihmuar njerëzit që përballen me vështirësi financiare.

Shtetësia e saj shqiptare vjen në prag të 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë nga Perandoria Osmane.

Lipa dhuroi një super performancë në  sheshin “Skënderbej” duke shënuar kështu dhe mbylljen e turneut të saj “Future Nostalgia”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura