Mori nënshtetësinë, lojtari që militon në Angli gati për Kombëtaren shqiptare

Feb 13, 2018 | 15:10
SHPËRNDAJE

Egli Kaja është pajisur zyrtarisht ditën e djeshme me nënshtetësinë shqiptare, dhe tashmë ka mundësinë të veshë fanellën kuq e zi. Ishte Presidenti i Republikës, Ilir Meta, që dekretoi dhënien e pashaportës shqiptare për 18 persona, ku ndër ta ishte edhe shqiptari Kaja.

eglikaja

Egli është 20 vjeç, dhe luan me ekipin anglez të Uimbëlldon, në ligën e tretë angleze. Mesfushori me tipare sulmuese është thirrur edhe më parë nga trajneri Alban Bushi, në Kombëtaren U-21, në një grumbullim të majit të kaluar, dhe ka bindur stafin teknik. Tashmë që edhe çështja e dokumentacionit është në rregull, ai do të jetë i gatshëm të vihet nën urdhrat e Bushit.

egli kaja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura