Mori dozën e tretë të vaksinës kundër Covid, apeli i mjekut infeksionist: Mos hezitoni të përftoni nga dobia që sjell! Gojëligësia mund…

Nov 2, 2021 | 19:44
SHPËRNDAJE

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo sot ka marrë dozën e tretë të vaksinës andi Covid, ndërsa bën apel për më shumë ndërgjegjësim dhe mbrojtje nga ky virus.

tritan kalo

Në një postim në Facebook, mjeku thotë se vaksinimi e ul shumë rrezikun e infektimit, të kalimit të formave të rënda të infeksionit apo të humbjeve të jetës.

Sipas tij duhet të përdoret çdo mjet për tu mbrojtur dhe një nga këto mjete është edhe vaksinimi.

“I renditur në “vijën e zjarrit” të përkujdesjes për të sëmurët me Covid-19, që me fillimin e Pandemisë dhe me rrezik maksimal të infektimit nga virusi Sars-Cov2/Covid-19, e shoh të domosdoshme të përdor çdo mjet mbrojtje ndaj tij përfshirë edhe Vaksinën….SOT mora dozën e tretë të saj dhe ndihem për bukuri…Nëse jeni të bindur për efektshmërinë e Vaksinimit mos hezitoni të përftoni prej dobiprurjes nga marrja e saj….GOJËLIGËSIA mundet t’ju ysht të hezitoni në bërjen e vaksinës, por unë personalisht e familjarisht jemi të vaksinuar”, shkruan mjeku.

Postimi i mjekut Tritan Kalo

Kohë kovidiane…. 2.11.2021….VETNDËRGJEGJËSIMI mbetet thelbi i ruajtjes së Shëndetit të çdo individi dhe të vetë shoqërisë sonë në çdo kohë e në çdo rrethanë….Përgjatë Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19, ky vetndërgjegjësim bëhet edhe më i rëndësishëm….Në ndërkohë historia e Pandemive të tjera ka treguar se edhe trinomi MHD (Maskë, Higjenë personale e kolektive, Distancim fizike, kur dhe ku është e mundëshme), të përforcuara me VAKSINIMIN specifik, në këtë rast ndaj virusit jetëlëndues dhe jetëmarrës të Sars-Cov2/Covid-19…..Vaksinimi e ul shumë rrezikun e infektimit, të kalimit të formave të rënda të infeksionit apo të humbjeve të jetës prej tij në të gjithë grup-moshat e popullatës ku ato janë testuar, sidomos në individët me komorbozitete si dhe ata/ato, që për arësye të profesionit janë më të ekspozuar ndaj kësaj “flame mbarëbotërore”….I renditur në “vijën e zjarrit” të përkujdesjes për të sëmurët me Covid-19, që me fillimin e Pandemisë dhe me rrezik maksimal të infektimit nga virusi Sars-Cov2/Covid-19, e shoh të domozdoshme të përdor çdo mjet mbrojtje ndaj tij përfshirë edhe Vaksinën….SOT mora dozën e tretë të saj dhe ndihem për bukuri…Nëse jeni të bindur për efektshmërinë e Vaksinimit mos hezitoni të përftoni prej dobiprurjes nga marrja e saj….GOJËLIGËSIA mundet tju ysht të hezitoni në bërjen e vaksinës, por unë personalisht e familjarisht jemi të vaksinuar…. Together forever!!!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura