Mori 73 milionë lekë nga zyra e Postës, shpallet në kërkim i riu

May 27, 2016 | 16:48
SHPËRNDAJE

Një i ri që ishte punonjës i Zyrës Postare Maqellarë është larguar nga vendi i punës me 73 milionë lekë me vete.

Posta Shqiptare
Posta Shqiptare

Pas kallëzimit të bërë nga Kryetarja e Degës së Postës për Dibrën, Policia ka shpallur në kërkim shtetasin Skerdinand Hoxha, 28 vjeç.

Duke shfrytëzuar detyrën si “Kryetar e punonjës Shërbimi i Zyrës Postare Maqellarë, Dega e Postës sh.a Dibër, Hoxha ka tërhequr nga arka e Degës së Postës sh.a Dibër për kryerjen e shërbimeve një sasi prej 7.356.092 lekë të reja dhe është larguar duke marrë me vete dhe shumën në fjalë.

Vendndodhja e tij aktuale nuk dihet. Po punohet për kapjen dhe ndalimin e tij. Materialet proceduriale i kalian Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën ”, parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Skerdinand Hoxha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura