Mori 300 mijë lekë për lirimin e të arrestuarit, lihet në burg prokurori

Nov 28, 2015 | 13:21
SHPËRNDAJE

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për prokurorin e Fierit, Petrit Vukaj, arrestuar një ditë më parë me akuzën e korrupsionit pasiv.

prokurori
Prokurori Petrit Vukaj/Makina e aksidentit

Vetë prokurori ka qenë i pranishëm në seancë dhe ka mohuar akuzën. Ndërkohë, pasi dëgjoi palët, trupi gjykues vlerësoi të ligjshëm arrestimin dhe caktoi “arrest me burg” për Vukaj.

Ai akuzohet për korrupsion, pasi dyshohet se ka përfituar 300 mijë lekë të rinj për të nxjerrë nga burgu një të akuzuar për aksident me pasojë vdekjen.

Petrit Vukaj, 49 vjeç, prej vitesh është emëruar prokuror në rrethin e Fierit, deri ditën e djeshme, kur u përball vetë me drejtësinë.

Sipas njoftimit zyrtar të bërë nga Policia e Shtetit, bëhet e ditur se “Prokuroria për Krime të Rënda ka marrë lejen e gjykatës për të urdhëruar arrestimin e shtetasit Petrit Vukaj, me funksion ‘Prokuror’, i dyshuar për konsumimin e veprës penale ‘Korrupsioni pasiv’”.

Për këtë arsye, në orën 07:30 të mëngjesit te djeshem Vukajt iu vune prangat. Vetëm 20 ditë më parë u arrestua oficeri i policisë, Gazmir Nelollari, si dhe vëllai i shoferit që ndërhyri për të dhënë ryshfet, duke paralajmëruar ndalimin e prokurorit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura