Morena dhe Ludo të ftuar në “Dinner Amfar Gala”, ku një darkë kushton afër 100 mijë euro

Oct 4, 2015 | 11:17
SHPËRNDAJE

morena dhe ludoo le

Në një prej eventeve më të mëdha në botë, “Amfar Gala” në Milano, ka qenë edhe bukuroshja e këngëtarja Morena Taraku dhe hairstyle-i i famshëm shqiptar, Ludovik Tunaj, apo siç njihet ndryshe, Ludo Lee, i famshëm me yjet e botës. Vërtet kjo dyshe shquhet për jetën luksose që bëjnë, Morena me biznesin që ka dhe veshjet super të shtrenjta, e Ludo si një parukier shumë i njohur me VIP-at e huaj.

Por ne mësojmë se të dy shqiptarët jo vetëm ishin aty, por kanë qenë të ftuar edhe në darkën e shtruar në këtë mbrëmje, ku një natë e tillë kushton 50-100 mijë euro. Morena dhe Ludo Lee janë takuar me njerëzit e famshëm atje, si aktorja Michele Rodrigues dhe presidenti i “Amfar Gala”, Kenneth Cole, por edhe Alessandra Ambrosio e Heidi Klum. Pritet, pse jo, në të ardhmen ndonjë bashkëpunim i madh mes tyre dhe Morenës e Ludo Lee.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura