“Morëm fund”/ Rama nxjerr tjetër video ‘provokuese’ për Bashën, ja çfarë shkruan

May 23, 2020 | 19:32
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në profilin e tij në Instagram një video humoristike të një vajze që ka shfrytëzuar “lapsusin” e kryetarit të PD Lulzim Basha në Kuvend me llogaritjet matematikore për të krijuar pak humor.

Me cilësimin “Artiste”, e shoqëron Rama përshkrimin e videos.


View this post on Instagram

Artiste?

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

Kryeministri e ka thënë edhe më parë, i pyetur për “provokimet” që bën ndaj liderit të opozitës, se këto video që i vijnë në mesazhe në rrjetet sociale, i ndan me ndjekësit e tij për humor. Disa kohe me pare, Rama publikoi kete video ne Instragram e tij per kryedemokratin, montazh, qe nuk u prit aspak mire.


View this post on Instagram

??

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

vajza tik tok ironi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura