“More emisionin e gruas time”, Ermali bën “për 1 lek” të ftuarën: Ç’do ti që vjen…

Apr 21, 2018 | 22:05
SHPËRNDAJE

Dihet tashmë që Almeda Abazi ka ndërtuar jetën e saj në Turqi ku edhe jeton prej vitesh. Por, vetëm pak kohë më parë ish-miss Shqipëria u rikthye në Tiranë për të drejtuar një spektakël televiziv.

Rikthimi i saj u komentua gjatë në rrjetet sociale, ndërkohë sot ajo ishte e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” në Tv Klan. Gjatë emisionit drejtuesi Ermal Mamaqi ndërkohë që i bënte kafe turke Abazit, me humor e akuzoi se i ka marrë emisionin të cilin më parë e ka drejtuar bashkëshortja e tij, Amarda Toska.

Ermal Mamaqi: Ç’do ti që vjen dhe na merr këto shfaqjet dhe spektaklet, ke pak andej në Turqi ti?

Almeda Abazi: Pse çfarë problemi ke ti?

Ermal Mamaqi: Po ishte emisioni i gruas time…

Almeda Abazi: E pra../tvklan.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura