Morata rrëfen makthin e sezonit të kaluar: Qëndroja në shtëpi, nuk doja të flisja me askënd…

Aug 4, 2018 | 17:14
SHPËRNDAJE

Alvaro Morata, në një intervistë për britaniken “The Mirror”, rrëfen momentet e vështira që ka kaluar sezonin e kaluar tek Çelsi. Spanjolli ngjalli shumë entuziazëm kur firmosi me blutë e Londrës, dhe nisja atje ishte e mirë dhe me disa gola të shënuar, por në pjesën e dytë të sezonit, gjithçka u kthye në një makth për të.

morata

“Kisha një bllokim në kokë, dhe nuk doja të flisja e të dëgjoja askënd. Thjesht doja të qëndroja në shtëpi. Me siguri që nuk ishte depresion, por ndoshta diçka e ngjashme me të. Në futboll, përveç aspektit fizik, shumë e rëndësishme është edhe psikologjia, dhe unë vuajta shumë nga ky aspekt vitin e kaluar, sepse erdha tek Çelsi me pritshmëri të mëdha, dhe me shumë presion mbi vete. Do e kisha pasur më të lehtë ta largohesha nga Çelsi këtë sezon. Mund të rikthehesha në Itali, sepse edhe gruan e kam italiane, apo të shkoja në Spanjë, ku kisha shumë oferta edhe me më shumë para, por doja të luftoja. Dhe vendosa të qëndroj këtu.” – shprehet Morata.

Gjithsesi, tani Morata është bërë baba, dhe është më i lumtur: “Është ndjenja më e bukur në botë. Leonardo është i qetë, ndërsa Alesandro pak i çmendur. Gjëja e vetme që më shkon në mend tani është që kur të kthehem nga stërvitja, të shkoj në shtëpi tek fëmijët dhe gruaja ime.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura