Morali hibrid i qeverisjes

May 23, 2020 | 13:04
SHPËRNDAJE

NGA PELLUMB NAKO
Pellumb nako

Duket se në vendin tonë aktualisht po përvijohen qartë tendencat për të krijuar një moral tjetër, të ndryshëm për nga vlera nga ai klasik që ka karatektrizuar dhe karakterizon shoqërinë njerëzore deri në ditët e sotme. Aktualisht kufijtë e dallimit ndërmjet  shfaqjeve negative, moralisht të dënueshme dhe atyre  pozitive, moralisht të lavdërueshme po ngushtohen gjithmonë e më shumë duke e zbehur ndarjen e tyre të dikurshme me thikë. Konkretisht po shkojmë drejt një morali hibrid i cili ka krijuar një shtresë të konsiderueshme griqë bashkon pozitiven me negativen dhe që sa vjen e zmadhohet.

Sepse edhe pikat e  mbrojtjes që krijon çdo individ në raport me ndjenjën e turpit, po çorientohen duke u legalizuar me ligj. Joshja e një shoqërie konsumi për pasuri e për pushtet,prej disa dekadash të “zbuluara” nga shoqëria shqiptare, po transformon gradualisht vlerat mbi të cilët është mbështetur tradicionalisht ajo.  Ndaj dhe në këto kushte hera-herës është e vështirë të mbash anën e duhur në raste konfliktesh me karakter të gjerë social duke pasur për pika referimi virtutet klasike, përfshi këtu edhe simbolikën e ndërtesës së Teatrit Kombëtar.

Periudha qeverisëse e Rilindjes ka meritë të padiskutueshme në kontributin e saj për forcuar në formë sistematike shtresën hibride të moralit të shoqërisë sonë shqiptare. Duke i dhënë karakter ligjor gjithçkajë moralisht të dyshimtë, qeverisja socialiste, sidomos vitet e fundit, ka tjetërsuar edhe raportin  ndërmjet ligjeve që ka hartuar dhe moralin mbi të cilin ato mbështeten. Dhe rasti më klasik mbetet ndërtesa e Teatrit Kombëtar.Arkitekti i spikatur i ligjërimit të gjithçkaje moralisht të dyshimtë mbetet pa dyshim Kryeministri i mbështetur pa asnjë mëdyshje nga Kryebashkiaku i Tiranës, mishërim rajonal i filozifisë së tij qeverisëse. Qeverisja rilindase dallohet sidomos për lojën që  bën ndërmjet të ligjshmes dhe të paligjshmes.

Jo më kot, prishja e ndërtesës së Teatrit kaloi nga një trupë ligjvënëse tek tjetra, pra nga Parlamenti tek Këshilli Bashkiak i Tiranës. Nërkohë, të dy organet që vendosin sot mbi fatet e vendit dhe të Tiranës janë prodhim tipik i moralit hibrid ku kufiri ndërmjet të moralshmes dhe të pamoralshmes nuk ndahet dot me saktësi sepse hera –herës futet edhe ligji për ta komplikuar më tej këtë kufi.

Fillimisht me unanimitet thuajse të plotë, ishte  parlamenti ai qëkaloi ligjin special, më pas Këshilli Bashkiak miratoi prishjen e ndërtesës. Pra projekti i debatuar, i kudërshtuar i Kryeministrit u noterizua duke marrë trajtë të plotë ligjore. Rast tipik ky i ligjërimit të një vullneti qeverisës me moral të dyshimtë.

As mendimi me naiv ne kokën e individit më babaxhan në vendin tonë, nuk mund të merte me mend që Parlamenti apo Këshilli Bashkiak i Tiranës do të kundërshtonin vullnetin e shefave të tyre. Dhe gjithkush nga ne, është i ndërgjegjshëm se në dy këto institucione sundon i plotë morali hibrid që gjithsesi e ka një bazë.

Baza e tij mbetet korrupsioni. Por jo ai klasik në formën e mit-marrjes që të dënon me burg dhe moralisht të bën me turp. Korrupsioni i dy institucioneve që na drejtojnë nuk është i dënueshëm me ligj dhe moralisht hibrid, pra anëtarët e tyre nuk kanë turp. Privilegji, si formë e një korrupsioni të ligjëruar mbetet themeli ku mbështetet morali hibrid. Anëtarët e Këshillit Bashkiak mbajnë disa privillegje të cilat përbëjnë edhe çmimin me të cilin kanë shitur veten.

Më konkretisht, po të shohësh me vëmendje nëpër median elektronike apo portale të shumtë, paraqiten të gjitha fotot e tyre duke i demonizuar ata si shkaktarë të prishjes së ndërtesës së Teatrit. Po, ata janë vërtetë vendimarrësit dhe nëse gjykohen mbi moralin e qartë ku negativja ndahet pastër nga pozitivja, atyre duhet t’u vijë turp për atë ç’kanë bërë, por realisht atyre nuk u duket se kanë kryer ndonjë akt të turpshëm. Pra nuk e ndjejnë se janë negativë, por se kanë zbatuar vendimin e qeverisë. Morali hibrid këtë presupozon, të mos ndihesh i korruptuar kur kryen një vperim moralisht të dënueshëm sepse ligjërisht je i pa ndëshkrueshëm. Shpikja kjo më gjeniale dhe perfide e rilindjes.

Të gjthë anatërat e Këshillit Bashkiak e kanë të shitur veten , jo si militantë partie, por si anëtare të bordeve të panumërta shtetërore. Në korruptimin e një individi në formë privilegjesh, Kryebashkiaku ynë i Tiranës nuk ka të dytë.

Thuajse të gjithë votuesit e shkatërrimit të teatrit janë anëtarë bordesh. Shumë bëjnë pjesë në një bord, ka edhe në dy, ka edhe në katër borde. Këto janë pagesa të marra nga ndërmarrje shtetërore, përveç rrogave të majme në funksionet qeveritare. Dhe të gjitha këto nga paratë tona.Nëse ndonjëri prej tyre nuk do të ishte anëtar i bordit të ndonjë ndërmarrjeje shtetërore, nuk ka fare gjasa se do të bëhej hataja.Sipas moralit shoqëror pozitiv, të jesh anëtar i një bordi nuk është krim, e as turp. Por të jesh anëtar bordesh si privilegj vetëm sepse kryen detyra të larta qeveritare përbën moral hibrid. Pra i jep vetes  lirinë të të mos vijë turp.

Sepsevetë përbërja e Këshillit Bashkiak të Tiranës nga qeveritarë dhe të gjithë, apo shumica syresh anëtarë bordesh, është blerje e votës së tyre. Ndërkohë asgjë ligjërisht të qortueshme. Nëse secili prej këtyre këshilltarëve do të jepte votën kundër prishjes së teatrit, në fund do të na merrnin në qafë edhe ndërmarrjet, pjesë e bordeve të të cilave janë aktualisht, sepse atyre do t’u mungonte ekspertiza e tyre e vyer dhe ato do të merrnin të tatëpjetën. Dhe e gjitha kjo ndëruar me paratë e taksapaguesve, me paratë e tyre paguhen, blihen, mbrohen nga ligji dhe në fund për të qenë kundër edhe atyre që i paguajnë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura