“Mora një pako të mirë”, “Nuk kam kthim prapa”, PD zbardh përgjimet e Alizotit

Oct 15, 2018 | 9:45
SHPËRNDAJE

JUXHIN MUSTAFARAJ/ Partia Demokratike ka publikuar të tjera përgjime të Prokurorisë për shtetasin Fredi Alizoti, për të vërtetuar se ai është një aktor i stisur i qeverisë për të mbyllur skandalin e vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, publikoi përgjime të bisedave telefonike të Alizotit, personit që pranon se në audiopërgjimin e Albert Veliut (Babales), luan rolin e Agron Xhafajt.

Alibeaj thekson se nga përgjimet e Prokurorisë del qartë se aktori i Edi Ramës është vetofruar në Prokurori në orën 8:00 të darkës, ndërkohë që ai është kapur, duke pohuar se ka bërë një muhabet dhe po pret të takojë Taulantin nga Librazhdi, që i ka thënë “hap gojën sa do”. “Në datën 1 qershor 2018, ditën kur Edi Rama pretendon se aktori i tij, Fredi Alizoti, është vetofruar në Prokurori në orën 8:00 të darkës, ai është kapur duke pohuar se ka bërë një muhabet dhe po pret të takojë Taulantin nga Librazhdi, që i ka thënë “hap gojën sa do”.pergjimi i salianjit alizoti

Menjëherë pas kësaj, ai telefonohet nga Drejtori i Policisë së Qarkut Fier, me numër telefoni 0694110316, dhe lë takim te QTU në Fier.

Në orën 17:13 minuta, Fredi Alizoti i drejtohet Drejtorit të Policisë së Qarkut Fier, me fjalët: “Do ta zgjidhësh ti këtë punë apo ta zgjidhë shefi lart?” Vetëm 7 minuta më vonë, aktori i Edi Ramës, nga zona e QTU Fier, vendi ku është lënë takimi me vartësin e Fatmir Xhafës, telefonon dikë dhe i drejtohet me fjalët: “Mora një pako të mirë”.

Më 7 qershor 2018, aktori i vetëshpallur nga Edi Rama telefonohet përsëri, personalisht nga drejtori i Policisë, Qarku Fier, i cili e pyet se çfarë po bën dhe ku ndodhet dhe Alizoti i përgjigjet “lart, ku më latë”.

Alizoti i kërkon drejtorit të Policisë Fier që të takojë “shefin e madh” me patjetër atë ditë, duke e garantuar se “nuk ka më kthim mbrapa, ato që janë bërë nuk kthehen më mbrapa”. Prej 5 muajve, Fatmir Xhafaj ka braktisur detyrën dhe është angazhuar drejtpërdrejt në një skenar mafioz të mbrojtjes së trafikantit të drogës Agron Xhafaj”, deklaroi Alibeaj.

Deputeti i PD i kërkoi Ramës dhe Xhafës shpjegime në lidhje me ‘pakon’ që Fredi Alizoti thotë se ka marrë dhe kush e ka dhënë atë? Kush është Taulanti nga Librazhdi, që i ka thënë Fredi Alizotit “hap gojën sa do”? Çfarë shërbimi ka ofruar Fredi Alizoti dhe sa është paguar për këtë?df3475de-037d-42f4-bf1e-25c69b01a252

(BISEDA 1) DATA 01/06/2018 ORA-16:52:23

PËRMBAJTJA E TRANSKRIPTIT

+316: Përshëndetje

+091: Përshëndetje, si ia kalon?

+316: Si je?? Kush jeni ju zotëri?

+091: Unë jam Fredi Alizoti

+316: O Fredi, unë jam drejtori i Policisë së Qarkut

Fierit

+091: Unë jam te QTU-ja dhe po të pres

+316: Te QTU-ja?

+091: Po

+316: Unë jam në Lushnje

+091: Dëgjo vëllanë?

+316: Po

+091: Të flas nga afër unë dhe t’i shpjegoj të gjitha rrethanat

dhe do ikim në Tiranë

+316: Po ti ku rri me shpi?

+091: Unë po të them te QTU-ja?

+316: Hë?

+091: Po të pres te QTU-ja

(BISEDA 2) DATA 01/06/2018 ORA-17:13:40

PËRMBAJTJA E TRANSKRIPTIT

+091: Do ta zgjidhësh ti këtë punë apo ta zgjidhë shefi

lart, e vlla, se unë po marr taksi tani e po iki lart.

+316: Do vij të marr unë thashë, ore

+091: Me ça do vish ti?

+316: U ktheva nga rruga, do vij të marr unë

+091: Po në rregull, hajde se po të pres këtu.

(BISEDA 3) DATA 01/06/2018 ORA-17:20:14

PËRMBAJTJA E TRANSKRIPTIT

+091: O vlla, çfarë bën?

+700: Hiç

+091: Ej, mbaroi ky muhabet

+700: Mirë boll e vlla ca të them vllai

+091: Dëgjo, mua, dëgjo. ej. 5 minuta vjen më merr drejtori

i Përgjithshëm i Fierit këtu. Pesë muhabete i ka bërë.

Mora një pako të mirë

+700: Ok, lali

+091: Ej, do ta dëgjosh, do ta dëgjosh

(BISEDA 4) DATA 07/06/2018 ORA-17:37:30

PËRMBAJTJA E TRANSKRIPTIT

+316: Fredi

+091: Përshëndetje

+316: Po ça bën o? Po ku je ti o?

+091: Unë në kryeqytet- ejj a dëgjon. Thuaj çik atij shefit

të madh, unë jam lart, doja ta takoja një çik sonte.

+316: Ça do?

+091: Doja ta takoja një çik atë shefin tënd

+316: Po ku je o?

+091: Lart, ku më latë thashë o burrë

+316: Shiko, mua nesër në orën 9. Po çne ti, ike direkt?

+091: O vlla, unë nuk kam kthim prapa, ato që janë bërë

janë bërë unë nuk kthehem më mbrapa.

+316: po po pop o po

+091: mere një çik shefin dhe jam këtu lart, e ke parasysh

e du ta takoj se s’bën sonte.

+316: Sonte?

+091: Sonte se s’bën gjallë a vdekur.

88d2e031-b302-43a4-8177-08ab32dfa4d8 db738a90-7b0e-4cde-b48a-c7aad21f1cd0 5704faa2-b900-420b-9c0b-de1c40954544

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura