“Monstra e ISIS-it”, arrestohet në Turqi

Jun 17, 2018 | 20:03
SHPËRNDAJE

Shtetasi gjerman nga Dienslakeni i Gjermanisë, është arrestuar para pak ditësh nga forcat turke.

Bëhet fjalë për Murat Dernjanin i cili është anëtar i ISIS-it dhe ishte famëkeq edhe në mesin e anëtarëve të tjerë të kësaj organizate për shpërfilljen e tij brutale ndaj njerëzimit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Albinfo.ch.gjermani-isis-587x330

Ai është bërë i njohur se i ka ekspozuar skllevërit e tij para njerëzve të tjerë dhe ka përdhunuar edhe të mitur.

Tani personi nga Dinslakeni (NRW) gjendet parapa grilave. Mësohet se forcat turke të sigurisë e kanë arrestuar xhihadistin e ISIS-it.

Në rast të gjykimit të tij, ate e pret burg i përjetshëm, apo ndoshta edhe dënim me vdekje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura